E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personalitetet e vitit dhe muaji i kulturës Shqipëri- Kosovë

Muaji i kulturës shqipëri-Kosovë është tashmë një taditë e cila dhe këtë vit do të gërshetohet në një numër të larmishëm aktivitetesh. Në skenat e institucioneve kryesore të dy vendeve do të ngjiten artistët më përfaqësues të dy trojeve. Por këtë vit do të nëshmkruhen dhe memorandume të përbashkëta bashkëpunimi mes dy vendeve shqiptare, të cilat do të rrisin frymën e kulturës dhe bashkëpunimit. Ashtu sikurse dhe cdo vit MTKRS ka përcaktuar dhe personazhet e vitit, të cilat janë personalitetet më përfaqësuese të vendit ndër vite dhe në kohët e sotme. Kështu do të jetë viti I tre figurave më përfaqësuese si: Laskush Poradeci në 110 vjetorin e lindjes së tij dhe për veprën e tij domethënëse dhe të rrallë në letrat shqipe. Odhise Paskali për ndikimit dhe veprën e paharrueshme të tij në artet figurative dhe në kuadër të 105 vjetorit të lindjes, Vace Zela për zërin e saj të rrallë, interpretimin dhe shpirtin artistik. Këngëtarja nderohet dhe në 70 e lindjes së saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›