Romanca e të varfërve fiton
Filmi që befasoi gjithë botën e kinemasë, se si të varfrit dëshirojnë të pasurohen - një romancë për të pasurit dhe të varfrit, “Slumdog Millionare” ka fituar të gjitha çmimet “Oscar” në një triumf të nxehtë, kur mendohej se mund të dështonte për t’u shfaqur. “Filmi që sfidoi me buxhetin e vogël dhe me aktorët e panjohur pat fituar 40 mijë dollarë në “Box Office” dhe më shumë se gjashtë milionë funta në Britani”, - ka thënë producenti i filmit, Christian Colson. Premiera që është realizuar në Mumbai është ndjekur në të dy versionet, në anglisht dhe në versionin e gjuhës hindi, ku filmi quhet “Slumdog Crorepati”. Mjaftojnë këto të dhëna për të kuptuar modestinë e filmit dhe imagjinatën e shuar që kishte regjisori Danny Boyle se mund të fitonte çmimin “Oscar”. Por një ditë më parë, Akademia e Hollivudit i ka dhënë regjisorit “Slumdog Millionare” kupën e artë, si regjisori më i mirë për gjetjen e tregimit për një djalë të varfër indian, i cili garon për para dhe dashuri në një shou televiziv, dhe Simon Beaufoy, i cili fitoi për skenarin më të mirë të përshtatur.
"Slumdog Millionare" po ashtu ka fituar çmimin për realizimin më të mirë kinematografik, montazhin më të mirë, kompozimin më origjinal nga A.R.Rahman dhe këngën më të mirë "Jai Ho" të Rahman me tekst të Gulzar. Vetëm tetë filma të tjerë në historinë 81-vjeçare të “Oscar” kanë fituar tetë apo më shumë çmime.
Filmi që ka për bazë varfërinë e madhe të Mumbait flet për jetimët dhe vjen në një kohë kur kompania “Warner Independent Pictures” ka rënë paksa financiarisht, një kompani kjo që është pjesë e gjigantit “Warner Bros”. “Fox Searchlight Pictures” mund të quhet shpëtimtar i këtij projekti, pasi e ka nxjerr këtë film nga kriza në nëntor.
“Keni qenë shumë dorëlirë me ne këtë mbrëmje, dhe dua t’ju falënderoj për këtë”, - ka thënë Boyle, pasi ka marrë çmimin. Ky regjisor edhe më parë kur u nominua nuk e ka besuar se filmi i tij do të kishte kaq sukses.
Kate Winslet ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin dramatik të një roje burgu të nazistëve, që e involvon atë në një aferë dashurie me një djalë adoleshent tek filmi “The Reader”. Ajo ka luftuar me lotët kur ka pranuar trofeun e saj dhe ka kujtuar kohën kur ka qenë fëmijë dhe ka ëndërruar për këtë çmim.
“Do të gënjeja nëse unë do thosha se kam bërë ndonjë fjalim për këtë. Mendoj se isha diku tetëvjeçare kur ëndërroja për këtë edhe në banjë”, - ka thënë ajo.
Sean Penn, i njohur për rolet e tij të ashpra të homoseksualëve, sikurse ai në "Mystic River", ka fituar për herë të dytë “Oscar”-in për aktorin më të mirë për rolin e tij të aktivistit për të drejtat e homoseksualëve, Harvey Milk, në “Milk”. “Nuk e kam pritur këtë dhe dua të jem i qartë se vetëm unë e di sa vështirë është të kënaqesh me këtë çmim”, - ka thënë ai. “Jam tmerrësisht i kënaqur nga ky çmim”. Penn po ashtu ka mbajtur një fjalim politik në mbrëmje, duke kërkuar nga njerëzit të mendojnë, të besojnë dhe të mbështesin martesat në mes të homoseksualëve.
Një çmim tjetër kryesor ka shkuar tek Penelope Cruz, e cila është bërë aktorja e parë spanjolle në histori që ka fituar çmimin “Oscar” për rolin e saj në "Vicky Cristina Barcelona". Heath Ledger ka fituar çmimin për aktorin më të mirë dytësor për rolin e “Joker”-it në thrilerin e ri të Batman, “The Dark Knight”. Çmimi për Ledger, i cili vdiq vitin e kaluar për shkak të një mbidoze me barna, ka ngritur tërë turmën në këmbë. Ai bëhet i vetmi aktor pas Peter Finch, që fiton çmim pas vdekjes së tij. Oskari është pranuar nga babai i tij, Kim Ledger, motra Kate dhe nëna Sally Bell. “Ky çmim sonte do të qetësoj shpirtin e tij për përkushtimin e vërtetë të tij në film, të cilin ju të gjithë e pranoni, shokët e tij dhe industria, që me të vërtetë e kanë dashur atë”, - ka thënë Kim Ledger.
Nga çmimet e tjera, Dustin Lance Black ka fituar çmimin për skenarin më të mirë origjinal nga filmi "Milk”, "Wall-E" i cili flet për një robot futuristik, që gjen dashuri në një botë të ndotur, ka fituar për çmimin më të mirë të filmit të animuar.
"The Curious Case of Benjamin Button" ka dal nga skena me dy statuja të arta, për makijazhin më të mirë dhe regjinë më të mirë artistike, kurse "The Duchess" ka fituar për kostumografin më të mirë. "Man on Wire" që flet për një ecës mbi tela, i cili kishte arritur të ecte në mes të dy kullave binjake të New York, ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë.
Befasia më e madhe e natës ka qenë filmi japonez "Departures", që ka mundur favoritin, filmin izraelit “Waltz With Bashir", në kategorinë për filmin në gjuhë të huaj.
Kate Winslet fiton “Oscar”-in e parë
Aktorja e filmit “Titanic”, 33-vjeçarja Winslet ishte nominuar pesë herë për “Oscar” gjatë 13 viteve, por gjithmonë ishte kthyer në shtëpi me duar bosh. Këtë herë aktorja britanike, Winslet, nuk e ka përmbajtur emocionin në fitore, duke marrë çmimet si aktorja më e mirë në rolin e një gruaje gjermane, në dramën romantike “The Reader”.
“Oscar”-i i saj për aktoren më të mirë i bashkohet dy çmimeve “Golden Globe”, çmimi i Shoqatës se Aktorëve, një “Bafta” britanik dhe çmimi i kritikës, që Winslet i fitoi gjatë këtij vitit. “Faleminderit shumë akademisë. Zot i madh”, - ka thënë ajo.
Si shtesë, ajo është brohoritur nga publiku jo vetëm për “The Reader”, por edhe për rolin e saj të një shtëpiakeje në filmin “Revolutionary Road”. Të dy filmat janë dhënë premier pak javë më parë. Winslet ka thënë se roli i saj i Hanna Schmitz, një ish-roje e një burgu nazist, e cila ka një aferë me një djalosh adoleshent, ishte më sfiduesi në karrierën e saj, sepse i është dashur që të paraqesë edhe diçka nga shpirti i saj në këtë film.
“Vetëm të qenit nën lëkurën e një personi kompleks që ka jetuar një jetë të tillë të izoluar për arsye të ndryshme, është shumë e vështirë që të paraqitet në film”, - i ka thënë ajo agjencisë së “Reuters” në një intervistë të shkurtër.
Winslet kishte gjetur famën e saj ndërkombëtare gjatë filmit të vitit 1997, “Titanic”, ku kishte shkuar në Hollivud për herë të parë, ku ajo në fillim kishte bërë role të vogla që kishin të bënin kryesisht për ndonjë britanike. Në pjesë ajo kishte luajtur edhe të dashurën e kriminelit në “Eternal Sunshine”, pastaj në “Spotless Mind”, film që flet për disa të sëmurë në një azil në shekullin XVIII në Quills, ku Winslet luan rolin e një aktoreje bionde që është çmendur.
Ajo është një shoqe e ngushtë e bashkëaktorit të “Titanic”, Leonardo DiCaprio, por u desh të kalojnë 10 vite që ata të paraqiten edhe në një film, antiromancën “Revolutionary Road”. Winslet është e martuar me fituesin e çmimit “Oscar”, regjisorin Sam Mendes dhe ka dy fëmijë.
Plane të mëdha për aktoren e “Slumdog”
Aktorja e filmit “Slumdog Millionaire”, Freida Pinto, nuk dëshiron që të mbetet vetëm një “fytyrë e bukur”. Aktorja indiane është e përkushtuar për t’u bërë një aktore e gjithanshme dhe të bëjë një famë në të gjithë botën, pasi filmi ku ajo luan ka fituar një mori çmimesh. “Nuk dua të njihem vetëm si një bukuroshe. E dua Charlize Theron dhe rolin e saj në “Monster”. Dua që të luaj disa pjesë, më sfidojnë dhe më inspirojnë”, - ka thënë Freida. “Slumdog Millionaire” flet për fatin dhe udhëtimi im personal nëpër këtë film me ka bërë mua të kuptoj fuqinë dhe fatin. Planet nuk ju lëndojnë, por është e mrekullueshme të dini kur jeta e dikujt ka plane të mëdha për vetveten”. Freida, e cila pranon se ka qarë kur i është paraqitur filmi në fillim, ka shtuar se është e kënaqur me saktësinë që është paraqitur qyteti në këtë film. “Mund të them se ai komunikon me pulsin e këtij qyteti. Kjo është mënyra e Mumbait që nuk duhet të fshihet dhe të bëj diferencime në mes të varfërve dhe të pasurve, për këtë kemi të bëjmë me një karakter të mirë”, - ka thënë ajo. “Të varfrit dhe të pasurit jetojnë me njëri-tjetrin dhe varfëria e tij është pjesë e një strukture që e zbukuron atë”.
Cruz, historia spanjolle me “Oscar”
Penelope Cruz është bërë aktorja e parë spanjolle që ka marrë në shtëpi çmimin për aktoren më të mirë dytësore, të dielën, për karakterin e saj të Maria Elena në komedinë romantike të Woody Allen-it, “Vicky Cristina Barcelona”. Cruz, 34-vjeçare, ka falënderuar si Allen-in ashtu edhe regjisorin e filmit, spanjollin Pedro Almodovar për rolin e tyre në ngritjen e karrierës së saj dhe ia ka dedikuar statujën e artë, aktorëve dhe vendit të saj. “Faleminderit Woody që më besove për ta luajtur këtë karakter të rëndësishëm. Faleminderit që ke shkruar njërin nga skenarët më të bukur për gratë gjatë gjithë këtyre viteve”, - ka thënë ajo. Me fitimin e “Oscar”-it, Cruz i bashkohet aktorit Dianne Wiest dhe Mira Sorvino, të cilët kanë marrë çmime për role dytësore nga filmat e Woody Allen-it.
“Jam rritur në një vend që quhet Alcobendas, në një vend që për shumëkënd ëndërrimi i këtij çmimi nuk është ëndërr reale”, - ka thënë Cruz.
E veshur me ngjyrë fildishi, 60-vjeçarja Pierre Balmain me një fustan si në kohë të vjelash është mbërthyer në lot, kur Cruz ka thënë se është duke i rënë të fikët për shkak të marrjes së çmimit “Oscar”. “A është dashur të jem unë e para?”. E lindur në Madrid nga një parukiere dhe një automekanik, Cruz fillon hapin e madh në paraqitjen e filmave nga industria e filmit spanjolle, me rolin e saj të parë në filmin “Jamon Jamon”, në 1992.
Ajo kishte tërhequr vërejtjen për fitimin e “Oscar”-it nga “Almodovar”, ekipi i të cilit paraqitet në filma të ndryshëm, përfshirë filmin e vitit 2006, “Volver”, i cili kishte fituar nominimin për aktoren më të mirë në “Oscar”, për rolin e saj të një gruaje që mbytet në mënyrë abuzive nga burri i saj. Nominimi e bën Cruz gruan e parë spanjolle që është nominuar për aktoren më të mirë nga “Academy Awards” për rolin e saj që nuk flet anglisht. Cruz ka falënderuar Almodovar për "futjen e saj në këto aventura të mëdha”. Cruz fitoi “Oscar” të shtunën, pasi e kishte bërë këtë në “Bafta” dhe pasi kishte marrë çmimin e kritikës amerikane për paraqitjen e saj në “Vicky Cristina Barcelona”, si një ish-grua e bukur e artistit bohem, që luhet nga Javier Bardem, i cili vrapon pas disa grave spanjolle gjatë pushimeve në Spanjë.
Cruz kishte luftuar për vite për ta bindur publikun anglishtfolës për të marrë seriozisht paraqitjen e saj nëpër filma të ndryshëm, sikurse ishin filmi “Woman on Top”, një karakter që e bën atë më të njohur, ku ajo luan bashkë me Tom Cruise dhe Matthew Mconaughey. Në prapaskenë, të dielën, Cruz ka thënë se ajo ndihet e kënaqur që nuk është dekurajuar nga këta filma “jo edhe aq të mirë”.
Kthimi në shtëpi i “Benjamin Button” dhe Mickey Rourke
“Benjamin Button”-it, që për pak u gënjye se mund të fitonte, i janë fikur shpresat për “Oscar” të dielën. Mickey Rourke është paraqitur si i rrezikshëm dhe i paqartë, pasi ka humbur me një diferencë të vogël për aktorin më të mirë. Në krahasim me numrin e madh të fituesve, "The Curious Case of Benjamin Button" më shumë ka humbur. Drama në të cilën luan Brad Pitt, për një njeri që lind plak dhe rinohet, ka qenë i nominuar në 13 kategori dhe ka fituar vetëm tre prej tyre, dhe këto madje janë çmime teknike. Ashtu si është pritur “Slumdog Millionaire”, e ka mundur atë në tetë kategori përfshirë për regjisorin dhe filmin më të mirë. "Benjamin Button", i cili zhvillohet nëpër etapa, ka fituar deri tani 176 milionë dollarë në “Box Office”. Por ka kushtuar 150 milionë për t’u bërë, ndërkohë që ka arritur të mbulojë vetëm shpenzimet e tij. Por ky film ka fituar më shumë çmime se disa filma të tjetër pretendentë. Drama intelektuale “Doubt” dhe “Frost/Nixon”, të cilët kishin pesë nominime, janë injoruar krejtësisht. E vetmja befasi kryesore e ceremonisë ka ndodhur në kategorinë për filmin në gjuhë të huaj, kur filmi për luftën në Izrael, “Waltz with Bashir”, ka humbur përballë filmit japonez "Departures".
Aktori Mickey Rourke, karriera e të cilit kishte rënë vite më parë, ishte kthyer fuqishëm në rolin kryesor të filmit “The Wrestler”, në rolin e një mundësi të vjetër. Filmi ishte nominuar në dy kategori, por Rourke humbi kundër aktorit kryesor të filmit “Milk”, Sean Penn, i cili luan një luftëtar që ngatërrohet për të kërkuar ditë më të mira, kurse Marisa Tomei ka humbur betejën për aktoren më të mirë dytësore me Penelope Cruz nga filmi "Vicky Cristina Barcelona".
“Rourke, 56-vjeçar, mund të zhduket dhe të kthehet ku ka qenë pas kësaj humbjeje”, - thotë John Wilson, organizator i “Razzie Awards”, i cili nderon filmat më të këqij në Hollivud. Kritiku i filmit në “Us Weekly”, Thelma Adams, ka sugjeruar që rikthimi i Rourke me "Wrestler" dhe regjisori Darren Aronofsky "ka bërë një film të jetë si një film, sikurse rrobaqepësi tregon aftësitë e tij”.
Por, Aronofsky ka bërë humor me çmimet që janë ndarë për filmat me të këqij, të shtunën, kur ka thënë se ai dëshiron të “presë edhe pesë vite që ai të ringjitet edhe njëherë në skenë”. Maryl Streep e ka gjetur vetveten në një pozitë të njëjtë. Fituesja e dyfishtë e këtij çmimi ka thyer rekordin sa i përket nominimeve, 15 herë për “Oscar” dhe sivjet është nominuar edhe për rolin kryesor në “Doubt”, por ka dështuar, pasi këtë ia ka marrë aktorja Kate Winslet, që është e nominuar pesë herë për “Oscar”, por fitoi me çmimin “The Reader”.
“Reuters”
Feston edhe nëna e “Slumdog”
Nëna e njërit prej aktorëve të vegjël të “Slumdog” ka festuar, pasi filmi ka marrë çmimin e tetë “Oscar” të hënën nga shtëpia e saj në qytetin indian, ku të afërmit dhe fqinjët ishin bashkuar për ta parë ceremoninë në televizion. “Jam shumë e lumtur që bija ime ka fituar këtë çmim dhe mund ta shoh atë në skenë si një yll të madh”, - tha Muni Qureshi, nëna e tetëvjeçares, Rubina Ali, e cila luan fëmijën e varfër, Latika, në film.
Ali, përgjatë të gjithë aktorëve të tjerë fëmijë në film, ka fluturuar në Los Angeles, për të marrë pjesë në ceremoninë dhe ajo është parë në skenë, pasi filmi ka fituar çmimin edhe për filmin më të mirë. Filmi është përcjell me kundërshtime në Indi. Ku disa njerëz e kanë parë emrin e filmit, që përshkruan varfërinë, si poshtëruese. Por, Qureshi, i cili jeton me të bijën e saj dhe të gjithë familjen në një shtëpi të shkatërruar që nuk ka as ujë në lagjen e varfër, “Garib Nagar” të Mumbait, e ka mbrojtur filmin. “E di që ky film ka qenë i kritikuar për paraqitjen e varfërisë. Por, kjo do të thotë që edhe një vajzë nga të varfrit e Mumbait, që askush s’ka mundur të imagjinojë, ka arritur të shkojë në Oskar, kështu si mund të jetë filmi i keq?”, - ka thënë ajo.