E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistë emergjentë, shpallen fituesit e GKA-së



Galeria Kombëtare e Arteve ka shpallur fituesit e konkursit për artistët emergjent. Vetëm gjashtë prej aplikuesve janë përzgjedhur si emrat më të besueshëm që do të punësohen pranë këtij institucioni. Fituesit emergjent të GKA-së janë Alban Hajdinaj, Lubjana Dashi, Bahrije Toptani, Kreshnik Hoxhalli, Ermir Hoxha dhe Oriana Kamberi. Fituesit do të atashohen pranë sektorëve të specializuar të GKA për një periudhë pesë mujore të gjatë. Komisioni i përbërë nga drejtori i këtij institucioni, Rubenc Shima, Genti Gjikola, dhe Flutura Agaj pasi kanë shqyrtuar me imtësi të gjitha dosjet pjesëmarrëse duke respektuar kriteret e vendosura që në shpallje të këtij konkursi vlerëson si fitues këta aplikues, dosjet e të cilëve janë më të plotësuarat sipas kritereve të kërkuara në përputhje me natyrën, vendin e punës dhe kërkesat specifike të GKA-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›