Personalitetet me varësi ndaj seksit
Ka nga ata që një raport seksual mund ta vinin para gjithçkaje tjetër. E nëse seksi vihet mbi arsyen, ndërgjegjen, atëherë kemi të bëjmë me persona që kanë varësi ndaj seksit. Cili është kufiri mes oreksit të shëndetshëm seksual dhe varësisë? Pikërisht arsyeja e shëndoshë. Le të hedhim një vështrim se cilët janë personat e famshëm që gjatë viteve janë spikatur për oreksin e tyre seksual, që shpesh është shoqëruar edhe me thashetheme e kritika të njëpasnjëshme.
Majkëll Daglas
Në vitet 1990 është konsideruar nga ish-bashkëshortja si “i sëmurë pas seksit” dhe për këtë arsye aktori u detyrua të kërkonte trajtim të veçantë mjekësor në Los Anxhelos. Bashkëshortja e tanishme, Kethrin Zeta Zhons është betuar se nëse ai do t’a tradhtonte, do të detyrohej të paguante një tarifë shtesë, përveç asaj të divorcit.
Mel B
Sipas të përditshmes “Sunday Mirror”, ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” ka pasur një lidhje dashurore me dy lesbike. Gazeta raportonte se ka pasur një lidhje me Krista Parker, nënë e dy fëmijëve, pasi e takoi atë në shkollë ku fëmijët e tyre ishin nxënës. Krista më pas e prezantoi Melin te shoqja e saj Elizabeth Rodriguez, e cila ishte pronare e një dyqani lodrash seksuale. Ma pas gjithçka vazhdoi shfrenueshëm.
Bill Klinton
Pse do të mundej një president të përballej me mediat, duke vënë në rrezik karrierën dhe reputacionin e krijuar ndër vite? Gjithçka ndodhi kur ai u akuzua se kishte pasur marrëdhënie me një 21-vjeçare brenda në Shtëpinë e Bardhë. Bashkëshortja e tij, Hilari me shumë dhimbje e pranoi tradhtinë publike të të shoqit, i cili më pas kërkoi falje para popullit amerikan.
Xhek Nikolson
Të gjithë e dimë se aktori i njohur Xhek Nikolson është i dashuruar pas seksit. Dhe shpesh ai është përmendur për bëmat e tij si një dashnor perfekt. Sipas një burimi të afërt, ai ka katër fëmijë të jashtëligjshëm dhe herë pas here ka pohuar se të vësh një prezervativ është si të vesh një qese plehrash. Seksi duhet të konsumohet i pastër dhe pa komplekse, pohon ai.
Britni Spirs
Një burim i afërt me Britnin është shprehur se këngëtarja nuk mjaftohej me seksin normal, por kishte nisur një maratonë marrëdhëniesh me ish-bashkëshortin, Kevin Federlain, për të cilin është shprehur se është 10 herë më i mirë në shtrat se ish-i dashuri, Xhastin Timbërleik. Edhe me Timbërleik, Britni ka pasur raporte intensive seksuale.
Çarli Shin
Aktori i njohur Çarli Shin është shprehur për revistën “Maxim” se ka pasur marrëdhënie seksuale me të pakën 5 000 gra. Për këtë aryse, revista e ka bërë pjesë të listës “Top 10 Living Sex Legends”. Kohët e fundit aktori pranoi të trajtohej në një klinikë të specializuar për personat me probleme ndaj jetës seksuale.
Emi Uainhaus
Sipas një ish të dashuri ajo ishte një makinë e vërtetë seksi. Xhoni Hedlo e cili u takua me të disa herë u shpreh: “Ajo ishte e egër. Vazhduam për orë të tëra por asaj nuk i mjaftonte. Provuam 5 ose gjashtë pozicione edhe pse Emi preferonte të udhëhiqte. Jam i surprizuar nga ajo femër. Duket shumë e fjetur, por në shtrat është e papërmbajtshme”.
Robi Uilliams
Këngëtari britanik ka pranuar se ka fjetur me shumë fanse, aq sa nuk ka një numër të saktë se sa kanë qenë ato. Ai njihet në të njëjtën kohë për lidhjet e tij të shumta me personalitete të njohura si: Nikol Kidman dhe Rejçëll Hunter, sepse siç thotë edhe vete, nuk mund ta kontrollonte veten. Skena të nxehta këngëtari ka përjetuar edhe gjatë realizimit të videoklipeve të tij, si te kënga “Come Undone”, ku më pas ka shkuar në shtrat me 2 pornostare.
Kolin Farell
Drogë, seks dhe rehabilitim. Janë këto elementët më të spikatur të jetës së tij të shfrenuar. Aktori bukurosh nuk u ka rezistuar kurrë huqeve, sepse janë ato që të bëjnë njeri më të thjeshtë. Farel ka qënë protagonist edhe i një videoje shumë të përfolur seksi, çka i shkaktoi telashe edhe në karrierën e tij.
Ozi Ozborn
Ai është krahasuar me një bateri “Duracell” nga bashkëshortja e tij Sharon, sepse ai është gjithmonë gati për seks: “Është si bateri ose si lepur. Është i tmerrshëm. Çdo këngë i krijon atij një gjendje të caktuar shpirtërore, të predispozuar për seks. Ai mund të krahasohet edhe me një bateri. Mund ta krahasosh me objekte që nuk kanë kurrë fund, që nuk kanë nevojë për rimbushje. Ashtu është edhe Ozi. I pamposhtur në seks”.
12 Qershor 2010