E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat e dhunuar ligji shkon ne Gjykaten Kushtetuese

Ankimi

Ligji qe merr ne mbrojtje personat e dhunuar perplaset me Kushtetuten dhe perfundon ne Gjykaten Supreme. Shkak eshte bere nje ngjarje konkrete ku ligji per masat ndaj dhunes ne familje eshte ndeshur me Kodin Penal. Nje shtetas i akuzuar per dhune ndaj bashkeshortes se tij kishte injoruar vendimet e gjykates per te mos iu afruar asaj duke e rrahur serish. Ndaj tij aktualisht duhet te rendoje edhe akuza per pengim te zbatimit te vendimit te gjykates. Por ne kete rast ligji civil ka nderhyre ne Kodin Penal duke tejkaluar kompetencat e tij. Ky konflikt po shqyrtohet nga trupa gjykuese e konstitucionalisteve. Gjykata ka pasur nje rast konkret per gjykim sepse ka dale nje urdher mbrojtje dhe ky urdher nuk eshte ekzekutuar vullnetarisht nga nje i pandehur dhe prokuroria ka ngritur nje akuze per moszbatimin vullnetarisht te nje vendimi gjyqesor. Kodi Penal nuk e parashikon ekzekutim vullnetar te ketyre detyrime por nje ekzekutim te detyrueshem thote per AS Idajet Beqiri avokat i ceshtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›