Shqip paralajmeroi zhvillimin e aktivitetit
Gazeta Shqip paralajmeroi aktivitetin e organizuar nga qarqet ekstremiste greke qe me 3 gusht. Ideja e vendosjes se bustit te Aristotel Gumes ishte planifikuar te behej me 12 gusht por qe me pas u afrua si date. Nje ide e tille mesohet se eshte hedhur gjate nje takimi te zhvilluar disa dite me pare ne Janine mes krereve te sillogjeve vorio-epiriote ku mesohet se i pranishem ka qene dhe ish-kreu i organizatave greko-amerikane Nikolas Geixh i cili njihet si nje nga njerezit me ndikim te Kryeministri Berisha. Qellimi i ketij takimi mesohet se ka qene diskutimi mbi sfidat e perfaqesimit te minoritetit grek ne Shqiperi. Mesohet se kritika ka pasur per kreun aktual te Omonia-s Vasil Bollano ish-kryebashkiak i Himares. Nder to kritika me te spikatura kane qene ato qe e akuzuan per abuzim me pronat e himarjoteve dhe shperdorim te besimit qe iu dha ne emer te kauzes te tyre etnike.