21 Janari, sot pretenca nëGjykatën e Krimeve të Rënda
TIRANE- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokuroria pritet të lexojë pretencën për të akuzuarit për vrasen e 4 protestuesve në demonstratën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë. Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj janë katër protestuesit, të cilët mbetën të vrarë ndërsa dhjetra u plagosën
Të pandehurit janë ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe ish-gardisti Agim Llupo. Llupo është i vetmi që ndodhet në burg deri tani, pasi Prendi dhe Kume gjykohen nën masën e arrestit shtëpi.
Të pandehurit akuzohen për “vrasje të kryer në rrethana cilësuese dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Prej dt.23 maj 2012 janë zhvilluar 38 seanca, ndërsa më 16 janar 2013 u mbyll shqyrtimi i provave dhe dëshmive dhe sot paraqiten konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)