E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina ndalon në aeroport 14 grae fëmijë, shkak emrat jo grekë

ATHINE- Greqia nuk ndalet në pengimin e lëvizjes së shqiptarëve në tokën helene, për shkak se toponimi, emri i vendlindjes së fëmijëve është në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhën angleze. Këtë herë ndalimi i tyre është bërë në aeroportin e Athinës. Rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë.

Autoritetet greke kërkojnë që në pasaportat biometrike kryesisht të fëmijëve vendlindja e tyre në Greqi të shkruhet jo në shqip por në anglisht emri i vendlindjes, siç kërkojnë rregullat ndërkombëtare. Skena të tilla janë përsëritur edhe në pikën doganore të Kakavijës.

Shqiptarët janë hipur në avion dhe janë kthyer drejt Tiranës. Rreth orës 11: 10 minuta 14 gratë dhe fëmijët zbritën në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›