Televizionet kombetare, licence kur te perdorin gjuhen e shenjave
Televizionet, te cilet do te aplikojne per te marre nje licence kombetare duhet te plotesojne nje tjeter kusht, i cili ka te beje me punesimin e nje personi, i cili njeh gjuhen e shenjave, duke qene i pranishem ne edicionet kryesore te lajmeve. Ky ka qene thelbi i nje tavoline diskutimi gjate dites se djeshme ku eshte kerkuar futja e gjuhes se shenjave ne media. Zv.ministrja e Punes, Filloreta Kodra, theksoi se mungesa e standardizimit te gjuhes se shenjave jo vetem ka krijuar nje distance te pajustifikuar deri tani, por ka veshtiresuar ne te njejten kohe arsimin, punesimin, marrjen e kujdesit shendetesor dhe gjithe sherbimeve te tjera te domosdoshme per personat qe nuk degjojne e nuk flasin. "Zyrtarizimi i gjuhes shqipe te shenjave eshte nje hap i rendesishem, i cili do te vendose ne kushte te barabarta komunikimi personat me veshtiresi ne degjim me pjesen tjeter te shoqerise", - nenvizoi Kodra. Sipas saj, sherbimi i interpretimit te gjuhes se shenjave duhet futur menjehere si ne institucionet edhe administraten shteterore ku ofrohen sherbime.