Personat me probleme dëgjimi- Problem përshtatja sociale dhe mungesa e interpretëve

Në Shqipëri shkon më shumë se 5000 numri i njerëzve që nuk dëgjojnë, ndërsa problem vijon të mbetet numri i ulët i interpretëve që duhet tu vijnë në ndihmë këtij komuniteti. Ndërsa rendit disa nga arritjet e bëra, kreu i Organizatës së Njerëzve që Nuk Dëgjojnë në Shqipëri, Florjan Rojba thotë se nevojat më të mëdha, janë ato në shëndetësi, polici, apo edhe në shërbime noteriale për ndarje pasurie.
Ndërsa ndan për publikun momentin, që ia ndryshoi përgjithnjë jetën Florjani thotë se sot gjërat kanë ndryshuar mjaft.
Trajneri i gjuhës së shenjave Klisman Ibrahimi, i cili prej 16 vjetësh punon në ANAD si kërkues dhe dokumentues i shenjave shqipe flet edhe për simbolin e shqiponjës me duart e kryqëzuara.
Në vitin 1996 Shqipëria është bërë për herë të parë anëtare e Organizatës Botërore të Njerëzve që nuk dëgjojnë.
Gazetare: E. Hasanbelli
/RTSH/