E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat në nevojë, dy muaj pa paga

 

MAMURRAS- Prej dy muajsh, 755 persona me aftësi të kufizuar në Mamurras nuk mund të tërheqin pagën. Ministria e Financavce nuk ka lëvruar fondin, ndaj kjo kategori personash në nevojë janë të detyruar të presin çdo ditë para bashkisë. Administratorja e ndihmës ekonomike Olimbi Metlliu, u shpreh se “fondi është dhënë deri në Tetor. Ne kemi dërguar shkresa në dikasteret që duhej t’u drejtohemi por për dy muajt e fundit, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Çdo ditë hasim në kërkesën e të sëmurëve për tërheqjen e pagave që u takojnë në bazë të ligjit. Kemi kontaktuar edhe me Kryetarin e Bashkisë, por nuk është në kopetencën e këtij institucioni dhënia e këtij fondi”. Mësohet se nga 755 persona me aftësi të kufizuar në Mamurras, 234 janë handikapë, 285 janë invalidë, 74 paraplegjikë dhe 112 të verbër. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›