E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, ende 5 mije hektare nen uje

Megjithese uji vazhdon te terhiqet nga zona e Shkodres pas permbytjeve masive te muajve janar dhe shkurt, siperfaqet nen uje mbeten ende te konsiderueshme. Ne shifrat qe raportohen se fundmi, llogariten rreth 5 mije hektare toke ende nen uje ne disa komuna, kryesisht zona e Nenshkodres dhe rreth 800 banesa ne prezence uji. Problematike sipas Shtabit te Emergjencave mbetet situata ne zonat Obot, Dajc, Velipoje dhe Bushat. Edhe rruget rurale te ketyre fshatrave kalohen me shume veshtiresi, kurse ushtria vijon operacionet per riparimin e digave, argjinaturave ne Drin e Buna dhe shperndarjen e ushqimeve. Sipas specialisteve, do te duhen disa dite per permiresimin e plote te situates ne kete qark dhe per largimin e plote te ujit nga siperfaqet e tokave bujqesore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›