E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personeli shëndetësor dhuron gjak

Planifikimi për rezervat

Ministria e Shëndetësisë ka nisur tashmë zbatimin e planit për sigurimin e rezervave të gjakut, gjatë sezonit të verës. Në kuadër të kësaj platforme, punonjësit e këtij institucioni kanë dhuruar gjak, pasi gjatë muajve të verës do të jetë edhe personeli shëndetësor ai që do të dhurojë gjak, për të ndihmuar kontingjentin e njerëzve që kanë nevojë për të. "Jemi përpara periudhës së verës, ku normalisht ka një rënie të dhurimit vullnetar të gjakut për shkak të pushimit. Nisur nga kjo, një muaj më parë, kemi marrë iniciativën që të gjithë punonjësit e shëndetësisë të dhurojnë gjak, sipas një grafiku të përcaktuar në mënyrë që të përballojmë periudhë e verës", tha Vjollca Duro, specialiste në MSH. Plani i dhurimeve të gjakut, për verën do të bëhet sipas një grafiku të posaçëm. Në vijimësi do të jenë punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, ata që do të dhurojnë gjak. Sipas qendrës së kontrollit të gjakut, janë rritur ndjeshëm dhurimet vullnetare.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›