Përsosja e strukturave të LSI-së bazë për zgjedhjet e ardhshme
13/08/2010 BERAT –Janë një sërë faktorësh që ndikojnë jo vetëm në formimin e strukturave të LSI-së, por dhe në përsosjen e tyre, gjë e cila nuk ndikon vetëm në organizimin e një partie apo të një organizate, por dhe në zgjedhjet e strukturave, qofshin këto rajonale apo lokale. Ajo që ndikon në shtimin e radhëve, në rritjen e cilësisë në drejtim, në dinjitetin e një organizate apo njësie të vogël është përzgjedhja në drejtimin e këtyre të fundit të intelektualëve të mirëfilltë, njerëz që kanë përvojë në drejtimin e një organizate, influenca që ka në komunitet dhe që kanë sadopak pjekuri politike etj. Nisur në përzgjedhjen e këtyre njerëzve në krye të strukturave të partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim themi se kemi ndikuar shumë në shtimin e radhëve të saj jo vetëm në cilësinë e anëtarëve të LSI-së, por dhe shtimin numerik të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Statuti i LSI-së përcakton qartë dhe në detaj funksionin e kësaj partie për integrim që dhe është një nga hallkat kryesore të saj, që kjo parti është gati duke e çuar vendin drejti tij. Ajo që dua të them është se është strukturat sa më të përsosura të jenë strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bazë dhe në qendër po aq e sigurt është dhe baza për zgjedhjet e ardhshme. Unë mundet të them me bindje se tani që zgjedhjet vendore po trokasin në derë, ne nuk duhet të na zënë duarkryq apo në vend-numëro. Për këtë arsye ne po punojmë në dy drejtime: e para, në shtimin e radhëve të kësaj partie me anëtar dinjistozë dhe duke shtuar me punën tonë dhe simpatizantët e saj; e dyta, në organizimet apo rioganizimet e strukturave në çdo lagje apo fshat, që në fakt janë faza që kanë kaluar, por që duhet ende punë për t’u përsosur edhe më tej. Për këto dhe për probleme të tjera që ka në organizimin e saj Lëvizja Socialiste për Integrim ne i morëm një intervistë kryetarit të kësaj partie në qarkun e Beratit Petrit Sina, njëkohësisht dhe sekretari i përgjithshëm i prefekturës të qarkut të Beratit.