Përsosmëria është e tmerrshme
"Për mua e tashmja është përjetësi dhe përjetësia është përherë në lëvizje. Ky çast është vetë jeta. Dhe kur kalon, vdes. Por nuk mund t‘ia nisësh nga e para pas çdo çasti. Asgjë nuk është reale përveç së tashmes, dhe unë që tani ndihem e mbytur prej peshës së shekujve. Rreth 100 vite më parë edhe një vajzë jetoi njësoj si unë. Pastaj vdiq. Unë jam e tashmja, por e di që edhe unë do të largohem. Çasti është sublim dhe unë nuk dua të vdes".
Ajo ka ulur kokën dhe shkruan në makinën e shkrimit... Kush ishte kjo grua? Sylvia Plath, një shkrimtare e jashtëzakonshme, e cila nuk i shpëtoi dot ngrehinave të jetës. Vrau veten kur ishte vetëm 31 vjeçe. Një grua e bukur, që vinte nga një familje jo shumë e pasur e megjithatë borgjeze... Nuk vuante nga probleme në veçanti... e megjithatë u dorëzua. Në një moment të caktuar vendosi ta linte përgjysmë betejën e saj. I dha fund jetës pa e menduar dy herë... Hapi gazin deri sa e zuri gjumi i vdekjes...
Sylvia Plath, e njohur për disa vepra; përveç poezive të saj të jashtëzakonshme, shkroi edhe një roman ("Kambana e qelqtë", autobiografi).
"Mendo. Ti je i aftë ta bësh këtë. Mbi të gjitha nuk duhet t‘ia mbathësh në gjumin e harresës dhe të lësh pas dore detajet - të injorosh problemet - të ndërtosh barriera mes teje dhe botës - të lutem, mendo, zgjohu. Beso në një forcë që të të japë të mira përtej vetes tënde që ka limite. Zot, Zot, Zot: ku je? Të dua, kam nevojë për ty. Të dua kam nevojë për ty: të besoj në ty dhe në dashuri dhe në njerëzim...". Kjo është thirrja e dëshpëruar e shkrimtares në ditarin e saj. Kur i hodhi këto rreshta në fletoren që e mbante gjithnjë pranë, ishte vetëm 22 vjeçe.
Sylvia ka një dorë të vendosur, shkrimi është i sigurt, i fortë, shkakton reagime të forta te lexuesi, ashtu si fjala e vërtetë di të veprojë. Tek ajo nuk gjen pasione të dhunshme, e megjithatë e shkruara e saj është e fortë, është e shkruara e një njeriu që gati e ka tmerr atë fletën e bardhë dhe që do ta mbushë menjëherë, jo me bojë... por me veten e saj, deri sa të humbasë në vetë fjalët që shkruan. Poezitë e saj janë gjithaq të forta. Vargje të thella, dramatike, fjalë të forta, ritmike, nuk mund të mos e duash këtë poeteshë. Flet vazhdimisht për vdekjen ndërsa ka një nevojë të jashtëzakonshme për të jetuar. E gjen këtë dëshirë kudo tek ajo, sepse Sylvia kishte një buzëqeshje gjithë shkëlqim, të mrekullueshme. "Ndoshta nuk do të jem asnjëherë e lumtur... por sot ndihem e kënaqur. Më mjafton shtëpia bosh, i ngrohti, një ndjesi e vakët shkaktuar prej lodhjes fizike, pasi kam punuar gjithë ditën nën diell duke mbjellë luleshtrydhe. Më kënaq edhe kjo gotë qumështi i ftohtë me sheqer (...) Në momente si këto do të isha budallaqe nëse do të kërkoja më shumë", kështu shkruante në vitin 1950.
Në verën e vitit 1953, për herë të parë ajo tentoi vetëvrasje. E shpëtoi i vëllai. Më pas fiton një bursë studimi falë së cilës shkoi në Angli, në Cambridge. Aty u njoh dhe u martua me Ted Hughes, me të cilin pati dy fëmijë. Në vitin 1962 divorcohet (ai e tradhtonte). Sylvia merr me vete fëmijët, por me divorcin nisin edhe problemet ekonomike. Pikërisht në këtë periudhë shpërthen edhe aktiviteti i saj letrar: në vitin 1960 publikon "The Colossus", prezantimi i menjëhershëm i stilit të saj, por në të njëjtën kohë edhe një dëshmi e rëndimit të mëtejshëm të gjendjes së saj mendore. Më pas shkruan romanin "Kambana e qelqtë", publikuar në vitin 1963, me pseudonimin Victoria Lewis, dëshmi e nevojës së saj të dëshpëruar për t‘u afirmuar, dëshmi e një gruaje në konflikt të përhershëm mes aspiratave personale dhe rolit që duhej të luante si nënë, por edhe atij të vendosur nga shoqëria. Më 11 shkurt të 1963-shit, kur kishte kaluar vetëm një muaj nga publikimi i romanit, Sylvia u përgatit mëngjesin fëmijëve, i lë ata në një vend të sigurt, mbyll dyert dhe dritaret, shkruan poezinë e saj të fundit "Humnera", hap gazin e kështu vret veten.
E torturuar prej ankthit të të jetuarit, por edhe të të shprehurit, që ishte në kontradiktë me rolin e saj si grua dhe nënë, e tejlodhur nga konflikti i të jetuarit jo vetëm për veten por edhe për të tjerët, 30-vjeçarja Sylvia Plath la pas një pafundësi poezish të dhunshme dhe të dëshpëruara, si dhe një element të vetëm çrregulli në kuzhinë: trupin e saj pa jetë.
Me vitet ajo kthehet në një rast të pazëvendësueshëm në letërsi. Janë të shumta botimet pas vdekjes së saj: "Duke kaluar ujin", "Pemë dimri" e mbi të gjitha "Ditari" i saj i famshëm, i publikuar në vitin 1971 nga ish-bashkëshorti, Ted Hughes.
E lindur në Boston, në vitin 1932, Sylvia Plath ishte një objekt kulti për shumë studiues të letërsisë amerikane. Poete dhe muzë frymëzimi, e cila krijoi në një sezon letrar mjaft thelbësor të letërsisë amerikane. Sylvia Plath cilësohet si një simbol i lëvizjeve feministe në vitet ‘900. Ajo ishte një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë së shekullit të shkuar. Së fundmi, miti i saj është rrëfyer edhe në filmin "Sylvia" (2003), interpretuar nga aktorja Gwyneth Paltrow në rolin e poeteshës.