E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi, presion ndaj qeverisë për bojkotimin e Parlamentit

Qeveria greke është përballur me një sulm
të shtypit për vendimin e bojkotimit të
debatit parlamentar në lidhje me një skandal
pronash. Kjo pason dorëheqjen e
një ministri të dytë të kabinetit
qeveritar ditën e enjte. Opozita
socialiste e vendit fqinjë kërkon
të votohet nëse duhet të ngrihet,
ose një komitet me pushtetin e
hetimit të ministrave që dyshohen
për keqbërje. Por, Kryeministri
Costas Karamanlis u ka bërë thirrje
deputetëve të partisë së tij që
të mos merrnin pjesë në debat.
Disa gazetarë grekë bënë të ditur
se, nëse do të ishte zhvilluar votimi rreth 15
anëtarë të Partisë Demokracia e Re do të kishin
abstenuar, gjë që do të çonte në humbje
të qeverisë. Në editorialin e saj e përditshmja
greke "Kathimerini" e dënonte qeverinë për
bojkotin e saj. "Tashmë imazhi i partisë që na
qeveris është ai i partisë që ka frikë
nga vetja", shkruhet në editorial.
Dhe më pas shkruhej se "betejat
fitohen nga ata që marrin pjesë
në to, jo nga ata që i shmangin".
Dorëheqja e së enjtes e Theodore
Roussopoulos, ministër Shteti dhe
ndihmës i afërt i Kryeministrit,
nuk e uli aspak presionin në të
cilin është vënë qeveria. Ministri
u tërhoq pas akuzave të qeverisë
në lidhje me një skandal toke, në
të cilin toka shtetërore i ishte dhënë një manastiri
në malin Athos, në këmbim të një toke
më pak të vlefshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›