E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini prane momentit historik, Bizhdili e do Besen ne finale

Skuadra e Shkumbinit do te prese ekipin e Beses, ne nje dite festive per peqinasit. Trajneri i Shkumbinit, Perparim Daiu dhe drejtuesit peqinas kane paralajmeruar se do ta kthejne ndeshjen e sotme ne nje dite te vertete festive per tere qytetin e Peqinit. Ne rast kualifikimi, festa pritet te marre permasa edhe me te medha. Shkumbini i Peqinit ndodhet afer momentit historik te klubit, per te fituar nje trofe, pasi sot eshte shume prane finales se Kupes se Shqiperise. Kavajasit, pas kater humbjeve radhazi ne kampionat dhe rezultatit te barabarte ne ndeshjen e pare te kupes, duhet te perballen me presionin e eliminimit, ne rast zhgenjimi, duke qene se presidenti i ekipit te tyre, Nexhat Bizhdili ka kerkuar te pakten nje trofe, ne fund te gares. Besa garoi deri ne fund te fazes se dyte per te fituar titullin kampion dhe ne rast eliminimi me Shkumbinin, ekipi kavajas pritet te perballet me saksione te forta. Faktori fushe do te jete ne anen e skuadres peqinase, por megjithate trajneri Shpetim Duro, nisur nga fitorja e fazes se pare me te njejtin ekip qe mundi Shkumbinin ne Peqin, ka deklaruar se do te kerkoje maksimumin dhe kualifikimin nga lojtaret e tij. Besa ka pasur disa probleme te lehta me lojtaret e demtuar ne fushe. Per Besen nuk eshte riaftesuar plotesisht mesfushori i ekipit, Paulin Dhembi, por megjithate mendohet se edhe ai do te zbrese dhe do te jete gati, per te ndihmuar ekipin e tij ne realizmin e objektivit final.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›