Përtej të majtës dhe të djathtës dhe Partia që ndërton vendin, dy alternativat që kemi për 28 Qershor!
Nga Besi BEKTESHI
(Trend monopartiak që po na pëlqen)
Në fund të fundit, për njerëzit që përveç instikteve elektorale dhe ndjekjes së një lideri, kanë edhe dy grimca kërkesa më tepër për të sqaruar veten, se ku do të mund të votojnë, me sa duket përgjigjen e kanë tashmë. Rama thotë përtej të majtës dhe të djathtës dhe Berisha mbas kthimit, por edhe në Kinë deklaroi se PD-ja në Shqipëri dhe PK-ja në Kinë...kanë....vendet e tyre. Nuk duhet të lodhemi shumë për ti sqaruar këto dy koncepte. Duken si të ndryshëm, por janë pothuaj njësoj. Në sy të lirë dhe me dorë të lirë, por edhe me fjalë të lirë, Përtej të majtës dhe të djathtës do të thotë një e tëra. Kurse, PD-ja në Shqipëri dhe PK-ja në Kinë kanë ndërtuar dhe transformuar, por edhe rritur ekonomikisht vendin, do të thotë se një parti e ka bërë këtë. Shkurt dashje pa dashje, të vjen pak mall për monopartitizmin në të dy rastet. Dakord se disa korifenj të PS-së po mundohen të sqarojnë afërsinë e Përtej të majtës dhe të djathtës me Rrugën e Tretë të Tony Bleari-t, por në fakt, rruga e tretë ishte koncept filozofik dhe ekonomik që nuk përjashtonte krahun e majtë në përgjithësi dhe veçanti. Po, pranonte ndërhyrje ekonomike dhe zgjidhje të tilla që mund të kishin krah tjetër, por që ngjizeshin me të majtën britanike. Kurse koncepti përtej është jo rrugë parimore dhe ekonomike, por elektorale në konceptin numerik të Ramës. Shkurt, Rama kërkon të mbledhë të pavendosur si majtas dhe djathtas dhe mundësisht të pakënaqur po ashtu, te një parti që është PS-ja. Me një fjalë një parti që merr majtas dhe djathtas për të marrë pushtetin. Por që emrin ka Partia Socialiste e Shqipërisë. Qartë fare, dhe botëkuptimi politik i joni afrohet me partinë e madhe që përfaqëson të gjithë. Të gjithë?!! Po, nuk ka mundësi kjo gjë!! Nuk mund të ketë mundësi, sepse kemi pranuar pluralizmin dhe kemi pranuar të ndahemi në krah politikë për ndërrime pushteti, sepse ndryshe do të kishim Partinë Komuniste që i përfaqëson të gjithë dhe nuk ka nevojë për tjetër. Pikërisht si e ka edhe shteti me rritjen 10-të për qind, që është Kina. Po, ky shtet është një model në vete dhe me që ky shtet rritet ekonomikisht 10-të për qind dhe po ashtu, ne rritemi ekonomikisht 10-të për qind, atëherë del si konkluzion se PD-ja në Shqipëri dhe PK-ja në Kinë, arrijnë të bëjnë të tilla gjëra. E çfarë nevoje ka për të ndërruar parti në pushtet?
Nuk ka nevojë, sepse është njëra që i bën shumë mirë këto punë!! Dakord, por në fakt një familje normale shqiptare mund të mbajë me bukë edhe 10-të kinezë edhe pse Kina, është një nga shtetet më të fuqishme të botës. Natyrisht që 100 milion kinez shohin zhvillim, por 1 miliard e 200 milion të tjerë, nuk i afrohen as në 20 për qind, të ardhurave për frymë të shqiptarëve. Gjithë respektin, Kinës por në fakt pagat janë nga 30- 60 dollarë (kur merren) që në Shqipëri janë asistenca, dhe realisht asnjë njeri nuk jeton me to.
Kemi arritur që në vitin 2009-të të freskohemi me mendimin se një parti mund të bëjë gjithçka dhe se kjo është edhe rruga e mirë për tu ndjekur. Praktikisht është një turp i madh. Berisha kishte të drejtë kur në Kinë deklaroi se kur Kina u hap komunistët shqiptarë i prishën me të. Por përpara saj, mund të thuhej se kur BRSS-ja u hap dhe kritikonte Stalinin, Shqipëria e Hoxhës u prish. E natyrisht më mirë do të ishte të lexonim Gorkin dhe Majakovskin, se sa bëmat e Lej Fenit apo të merrnim mësimet e Revolucionit Kulturor Proletar Kinez me fletë rrufetë (dacibao) dhe që i ka shkaktuar këtij shteti 15 milion viktima, apo edhe djegien e Hygoit dhe autorëve të tjerë të lartë botërorë. Si ka mundësi që sot të qëndrojmë midis një koncepti përtej të majtës dhe të djathtës dhe partisë së vetme që ndërton dhe prosperon vendin? Ka mundësi, sepse nuk duam të pranojmë lirinë dhe demokracinë e cila respekton qenien njeri dhe ndryshimin. Sepse, jemi sharlatanë me konceptet perëndimore të cilat i përdorim vetëm për përfitime, por nuk i duam realisht ato. Sepse shikojmë se me këtë popull është më kollaj të punosh dhe jetosh në drejtimin e një partie. Sepse i zgjidh punët më mirë, më lehtë dhe me saktë, sipas kastës politike kudo në vendin që pluralizmin e nxori në mënyrë të patjetërsueshme nga kuzhina e Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës të cilët janë akoma më keq, se superdiktatori Enver Hoxha. Biles Alia nga disa të dhëna qëndron shumë afër Kinës edhe si njeri, për të mos thënë se jeton konceptualisht dhe fizikisht atje, dhe ndoshta këtë ka dashur të arrijë kur përpara 18-të vitesh, arriti të riciklojë të gjithë PPSH-në e tij të trashëguar nga Enveri, në të gjithë partitë e sotme. Po po, e arriti dhe tani shikohet qartë edhe fitorja e madhe e tij. Është e pa besueshme, por konceptualisht jemi kthyer shumë pas dhe me sa duket, po fillon histeria me dëshirën për të qenë mono apo njëngjyrësh, sepse edhe praktikat e tregojnë këtë gjë, përveç fjalëve që po acarohen në këtë drejtim. Jemi të sëmurë dhe nuk po na bën shumë përshtypje nga që sëmundjen e konceptojmë si një pasaportë për të justifikuar fajet dhe gabimet trashanike, tashmë të bëra me qëllim e poshtër, për prishjen e alternativave në demokraci. Nga do të të hedhim sytë ajo tablo që del dhe perceptohet është një kolorësh apo një bosht koncepetual politik, që pranon vetëm partinë që mbledh majtas dhe djathtas dhe që transformon e vetme vendin, duke e rritur atë me dy shifra. Fatkeqësisht në dy partitë e mëdha a thua se e kanë bërë me fjalë po ndodh një trend monopartiak,duke të trishtuar shumë për këtë fenomen. Mungesën e padiskutueshme të demokracisë së brendshme të tyre po e drejtojnë ashpër edhe në qeverisjet kur marrin pushtetin, dhe tani kanë edhe trendy-in për të glorifikuar monon në politikë. Në Poloni po përgatiten të ndalojnë me ligj simbole dhe foto e postera me Che Guevarën dhe Leninin, apo Drapër e Çekan dhe simbolet e fashizmit. Te ne në fakt me tepër se simbole, të tillë marrëzira, janë në konceptet e pavdekshme të lidershipeve dhe provave me demokracinë që lindin nga PPSH-ja apo bijën që bërtet fort se nuk jam mami, por që si mami tenton të jetë.
Një gazetë shkruante një ditë se zonja Topalli kishte thënë se burrat mund të jenë socialiste dhe demokratë ose majtas dhe djathtas, kurse gratë janë demokrate. Trend i bukur ky i grave që vërtetë demokracinë e tyre të madhe, e vënë në shërbim të gjellës dhe kuzhinës, por edhe rrobave dhe punëve të shtëpisë dhe fëmijëve të burrave të tyre, që janë socialistë dhe demokratë. E kuptoj se ku e ka pasur fjalën Topalli, por kuptoj edhe atë që gratë janë partia e vetme ku burrat e tyre pluralistë falen kur vijnë të lodhur nga puna ose muhabetet me parti. Do natyra ose zoti, e nuk shkojmë thellë në këtë trend, sepse ka mundësi të kthehemi vërtetë në pëlqimin e të gjithës në një vend dhe të së vetmes që përfaqëson të gjithën.
Last Updated on Monday, 27 April 2009 11:11