Krijimi Dhjetë ditët e krijimit të botës, në skenën operistike

Oratori i inskenuar vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit
"Krijimi" kështu quhet vepra e kompozitorit austriak Joseph Haydn, e cila njihet ndryshe si një orator inskenuar, gjinia që i parapriu operës. Mbrëmë në skenën e TKOB ajo erdhi premierë për publikun, i cili pati mundësinë të ndiqte një prej majave të krijimtarisë botërore në skenën shqiptare. Përmes recitatëve, arieve dhe koraleve në skenën operistike u ilustrua procesi i krijimit të botës. Por pavarësisht faktit se ajo është ngjitur në shumë skena botërore, premierën e Tiranës e bën të veçante fakti se vepra u shoqërua dhe me balet. Një koreografi, e cila arriti që të përshkruajë pikërisht dhjetë ditët e krijimit biblik të universit. E bashkë me dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko, njëkohësisht edhe titullar i këtij institucioni, interpretimin e disa solistëve shqiptarë e të huaj, shfaqja arriti që të korrte duartrokitjet e publikut në skenën operistike. Eva e Adami u interpretua nga dy primbalerinët e TKOB Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Por çiftit në interpretim i shtohet edhe një pjesëmarrje e veçantë e djalit të tyre dy vjeçar në skenë. Titullari i këtij institucioni për oratorin inskenuar, i cili erdhi premierë në skenën shqiptare Zhani Ciko, tregon se vënia e kësaj vepre në skenën operistike përkon dhe me 100 vjetorin e Haydenit. Në vitin muzikor botëror të mbushur me tingujt e mrekullueshëm të artit të klasicizmit muzikor Joseph Hayden, të cilit i përkujtohet sivjet 100-vjetori i vdekjes ne sollëm këtë vepër. Ajo është kolosale për nga vlerat së pari, por dhe nga vëllimet është e fortë. Të zgjedhësh mes katalogut të tij Die Schopfung (Krijiminë shqip) është të tentosh shumë dhe guximshëm. Kjo pasi Krijimi nuk është thjesht një oratorium i madh si krijimi muzikor në vetvete, mbase dhe kjo do të mjaftonte për zgjedhjen përkujtimore. Por Die Schopfung është një vepër me valenca të shumëfishta përmbajtjeje dhe realizimi muzikor. Është Krijimi i një vepre unikale. Është e tillë mbasi para saj arti muzikor nuk kishte mundur ti përqaset një temë të tillë qendrore për historinë dhe filozofinë e njerëzimit siç është Krijimi i gjithësisë, tregon titullari Ciko. Më tej duke folur mbi muzikën e kësaj vepre ai thekson se ajo trajton aspekte të rëndësishme të mendimit njerëzor. Muzika në vetvete mundi të trajtonte ndërkohë fenomene të veçanta apo aspekte të rëndësishme të historisë apo mendimit njerëzor (mjafton të kujtojmë Pasionet e Bahut apo Oratorin Messiah të Hendelit), të bëhej ndërkohë faktor arti me fizionominë e vet sa të pavarura nga artet e tjera kaq dhe bashkëpunuese me to. Krijimi, nuk ishte realizuar as nga Hendeli i madh të cilit i mbeti ëndrra në sirtarin e tij gjigand të krijimtarisë as nga ndonjë tjetër. Prandaj unikal mbetet realizimi i veprës historikisht, por edhe referenca e saj në kohë, sepse unike është dhe ajo çka Hayden bashkoi nga tradita gjermane dhe angleze. Kjo dypërkatësi e kësaj vepre, bazuar mbi një traktat ta quajmë të mendimit njerëzor dhe filozofik të kohës, tepër të kërkuar dhe me rezonancë të vijueshme si Paradise lost të Johnn Miltonit, ishte një impenjim i ri për autorin e veprave paraardhëse oratoriale si Shtatë fjalë e fundit të Krishtit në kryq (1797) deri tek Krijimi (1798). Gjithashtu krijimi i këtij oratori me temë universale në gjuhën gjermane ishte një guxim në vehte po ti referohemi traditës latine paraardhëse (Bach, Hendel), që ishte e përhapur në kulturën muzikore dhe fetare të kohës, shprehet Ciko. Më tej ai tregon se autori për të realizuar këtë vepër ka përdorur shumë dhe imagjinatën krijuese. Vorstellung des Chaos (Paraqitja e Kaosit) me trajtesën filozofike e ka detyruar autorin Haydn të përdorë imagjinatën krijuese, të hidhet mjaft përpara në kohë dhe gjuhën muzikore duke realizuar natyrshëm një vizion gati postromantik dhe gati të pamundshëm për tu zbuluar deri në fund edhe sot. Mbas kësaj përballje me fillesën pak nga pak zbulohet ndezja e shkëndijës krijuese në çdo numër e recitativ. Surpriza e krijimit nga Licht (Dritë) deri në momente deskriptive të krijimit të deteve, oqeaneve, qenieve gjalluese e deri tek njeriu, janë faqe muzikore të përkryera dhe të fuqishme. Dhjetë ditë dhe dhjetë fjalë simbol, të cilat dhe pa zbuluar tekstin ua gjen kontekstin në muzikën e veprës, vijon më tej titullari Ciko. Sipas tij vepra e Haydnit është një Udhërrëfyes (guidë) në avancë për atë që do të ndodhë më pas në zhvillimet muzikore. Për këtë dirigjenti Ciko tregon se: Si një mësues i shkëlqyer mjeshtrash të së ardhmes, duket sikur zemërgjerësia e mjeshtrit ka furnizuar me shumë ide dhe pikënisje faqe të tepër të njohur të gjenive pasardhës Mozart, Beethoven, Schubert, etj. Vetëm një ndërmarrje e tillë kolosale si muzikimi i tekstit biblik mund të shpërthejë metafizikisht një krijimtari të tillë që buron nga tingulli muzikor. Atmosfera e një kryeqyteti të muzikës botërore sidomos për kohën, si Viena, ishte mjedisi mrekullueshëm, ku mund të gjallonte një krijimtari e tillë. Die Schopfung propozon të njohësh thesarin e krijimtarisë gjeniale universale, propozon të kuptosh jo një vepër po një fenomen artistik, propozon të shijosh shkrirjen e mendimit filozofik metafizik dhe principeve të dramaturgjisë muzikore më të pastër e të përkryer. Të njohësh muzikën dhe ta duash atë qoftë dhe jo si profesionist. Pa dëgjuar Krijimin është varfëri dhe formimi sipërfaqësor. Një balet i vështirë dhe njëkohësisht mjaft interesant, i cili na bën të mendojmë për krijimin e botës erdhi para publikut. Me muzikë të Joseph Hayden, kjo vepër erdhi në skenë nga koreografi i mirënjohur Toni Candeloro. Tashmë me një eksperiencë 5-vjeçare në Shqipëri, artisti solli në skenën e TKOB një vepër të përmasave botërore. "Ky spektakël lindi nga i madhi Hayden. Kjo shfaqje në skenë vjen si një vizatim, në një kuadrat tjetër, dhe si një gjë që duhet të merret për vlerën e vërtetë që është muzika dhe atë që inspiron, kërcimin. Nuk është spektakël i lehtë. Muzika këtu është gjeniale, është muzikë që nuk ka kohë, që kur e dëgjon bën të mendosh për universalitetin e njeriut", thotë koreografi Toni Candeloro. Nën interpretimin e balerinëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha e solistët lirike, Gjyzeli, Selimaj, Palushaj, Jun e Panozzo, dirigjent Zhani Ciko, dirigjent kori Dritan Lumshi kjo shfaqje do të vijë në TKOB edhe për dy net me radhë.
Krijimi sipas Joseph Haydn
Orator i inskenuar Krijimi u prezantua për herë të parë në Vjenë (në Pallatin Schëarzenberg) në prill dhe maj të 1798 për një publik të zgjedhur. Për publikun, u vu në skenë për herë të parë në mars të vitit 1799 në Burgtheater të Vjenës. Premiera pati një sukses të madh dhe u rivu në skenë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së Hajydnit. Më pas Oratori u përkthye në anglisht, dhe u vu në skenën e Convent Garden të Londrës në vitin 1800 dhe pas kësaj, kompozitorët u autorizuan ta përkthenin në të gjitha gjuhët europiane. Një ripërpunim i ri për tre zëra solistësh, kor e orkestër tungjesh (me instrumente tunxhi) u vu në skenë për herë të parë në 19 korrik 2006 në përfundim të Festivalit Thurn und Taxi të Ratisbonës, ku mori pjesë kori i zërave të bardhë Regensburger Domspatzen si dhe Swiss Army Brass Band. Një shfaqje tipike e Krijimit zgjat deri në 1 orë e 45 minuta. Në oratorin e inskenuar bie në sy një pjesëmarrje e shumtë artistëve të njohur të skenës, të cilët kanë disa ditë që po përgatiten për këtë shfaqje, që pret të rrëmbejë duartrokitjet e publikut në skenën e operës.
Ideja për të kompozuar veprën Krijimi, piqet tek Hayden mes viteve 1791 dhe 1795, gjatë njërit prej udhëtimeve të tij në Londër. Në Londër, Hayden pati mundësi të njihte oratorët e Hendelit dhe kish mbetur shumë i impresionuar prej tyre. Oratori i Hendelit prej asaj kohe do të përbëjë stimulin dhe modelin ideal të oratorëve që do të kompozojë më vonë Hayden. Teksti i Krijimit është marrë nga poema e Lindley, bazuar në pjesën më të madhe në poezinë Paradiso perduto të John Milton, material të cilin në fakt Hendeli kish dashur ta kompozonte. Përmbajtja e Krijimit ndahet në tre pjesë: e para, tregon krijimin e element