Përtej të "majtës kaviar" dhe të "djathtës kasule"
Kastriot Islami
Termi e «majta kaviar» është përdorur për herë të parë në Francë, për të cilësuar ato personalitete apo lider që hiqen si të majtë, por për shkak të pasurisë së tyre janë shumë larg njerëzve të thjeshtë dhe mjediseve popullore. Shpesh për ta thuhet se «ata kanë zemrën majtas por portofolin djathtas». Ky është një term i futur në vitet ’80, për të përshkruar të gjithë ata personazhe që «hiqeshin si të majtë duke dhënë këshilla se çfarë duhet bërë dhe nuk bënin asgjë nga ato që thoshin», sepse asgjë e përbashkët nuk i lidhte me votuesit apo shtresat e varfra apo të mesme që votojnë për të majtën. Po ashtu në revistën e majtë franceze «Le Crapouillot» të vitit 1982, në numrin me titullin «E majta dhe Paratë» tregohej një çift i majtë që përshëndeste me grusht anash ballit, përpara Rolls Royce të tyre, me targë «1982 PS», dhe në sfondin e fotos ishte kështjella e tyre madhështore. Laurent Joffrin në librin e tij «Historia e të Majtës Kaviar» thotë se e majta kaviar, duke u bërë më shumë kaviar se e majtë, është bërë e paaftë të ulë papunësinë, të luftojë varfërinë dhe përjashtimin social, të sigurojë barazinë e shanseve, e tjerë e tjerë», sepse ajo ka harruar popullin, votuesit e saj». Në vende të ndryshme për këtë lloj të majte përdoren terma të ndryshëm. Në Australi përdoret termi «socialist i Chardonese (verë e bardhë)», në Irlandë «socialist i salmonit të tymosur», në Angli «socialist i Shampanjës» etj. Kjo është një nga arsyet themelore që edhe në Francë, Gjermani, Angli e kudo gjetkë, e majta thuhet se është në krizë identiteti, ku elita nuk përfaqëson kur është në opozitë dhe nuk mbron kur është në pushtet interesat e shtresave kryesore që e votojnë, por «ushqehet» nga «shtresat e kaviarit» dhe nxjerr ligje në favor të tyre.
* * *
Nga ana tjetër nuk mungon edhe djathtas një terminologji pezhorative. Dhe jo thjesht për arsye simetrie terminologjike. Kryesisht në të djathtë shumë personalitete e lider tentojnë në mënyrë populiste të bëhen interesantë për shtresat e varfra, ato të ulta të popullsisë, apo ato votues që është vështirë të gjenden zgjidhje sociale. Termi më simpatik i gjetur në Francë është ai i të «djathtës kasule» (kasule është një gjelle me fasule dhe salçiçe që përdorej shumë për ushqimin e të varfërve). Nisur nga ky përkufizim për personalitete të djathta populiste, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2007 një humoriste kishte paraqitur Presidentin francez në formën e një salçiçeje në mesin e mbështetësve të tij fanatikë, në formën e kokrrave të fasuleve për të dhënë imazhin e kombinimit të «ekipit të kasulesë». Përdoret gjithashtu edhe termi e «djathta hamburger».
* * *
Çështja apo pyetja e vështirë që shtrohet tani për votuesit është të zgjedhin jo rrallë midis «të majtës kaviar» apo të «djathtës kasule»? Kjo është bërë akoma më e rëndë po të kihen parasysh skandalet financiare e të korrupsionit që kanë përfshirë si «elitën e majtë kaviar», ashtu edhe «elitën e djathtë kasule». Dhe në këtë pyetje nuk ka aspak humor, por mesa duket vetëm me humor mund të kapërcehen. Një humorist francez, duke imituar një nga këto personalitete të majta, thoshte se «preferoj të përfundoj duke qarë në një jaguar (makinë nga më luksozet në botë) sesa në autobus». Kurse në një rast tjetër, një humorist gjerman imitonte një politikan të djathtë me kostum e kravatë firmato dhe këmishë me butona floriri, duke drekosur me një grup njerëzish në nevojë supën që shpërndante bashkia. Zgjedhje e vështirë e tragjike… Atali ish-këshilltar i Presidentit Miteran dhe këshilltar i Presidentit aktual Sarkozi, nisur nga analiza e kësaj situate sugjeron një zgjidhje për të «Majtën» që ndjek «Udhën Njerëzore».