E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët pa mesatare, mësues e infermierë

 

KORÇE-  Një vështrim i shpejtë i notave mesatare të studentëve që dje filluan studimet në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, evidentojnë një fakt tronditës. Një pjesë e mirë e ish- maturantëve,  që kanë mesatare nën 6, do të bëhen mësues. Të tjerët në këtë nivel, do të bëhen agronomë,  specialistë të turizmit dhe infermiere - mami që do të presin lindjet e fëmijëve  në institucionet shëndetësore në fshatrat e qytetet tona.
Rektori Gjergji Mero u shpreh dje se mes 1200 studentët e rinj ata me mesatare nën 6 zënë 22 për qind. Në bazë të statistikave, studentët më të dobët do të bëhen mësues dhe agronome, por edhe infermierë. Pas 4 – 5 vjetësh këta studentë do të diplomohen dhe shoqëria shqiptare do tu besojë mësimin e edukimin e brezit të ri, mësuesve, por edhe jetën infermierëve-mami. Deri tani në tregun e punës nuk ka barriera objektive për cilësinë e notës mesatare e përzgjedhje e konkurse për një vend pune.    j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›