Përtej urrejtjes dhe injorancës
MYFTAR BARBULLUSHI
Marrëdhëniet e mia me tim atë janë shuar që në gjimnaz. Babai më përçmonte për një gjë që nuk varej nga unë, por nga dikush tjetër. Këto fjalë të Platinette tek A-Show i Adi Krastës, më duket se i dëgjoj ende sot kur reagime, nga më të ndryshmet, shpesh bazuar në përshtypje individuale apo kushtëzuar nga ambienti ku jetojmë, vijnë ashpër e pa asnjë bazë shkencore në shtyp apo studio të ndryshme televizive. Po nga kush varet homoseksualiteti? Ndoshta nga vetë babai i Platinette-s, çka do të thotë se edhe fëmijët apo nipërit e personazhit të mësipërm mund të jenë pjesë e atij komuniteti homoseksualësh që dikush mendon se ka të drejtën ta gjykojë e, ca më keq, edha ta përçmojë.
Edhe pse nga disa kode penale homoseksualiteti është konsideruar si faj apo, sipas një vlerësimi moral të shpeshtë, një ves, ngjarjet e shumë personazheve mjaft të shquar nuk nxitin as mrekulli, as skandal; rritin, ndoshta, kuriozitetin. Kur në fillesat e adoleshencës sime kuptova deviacionin tim seksual, – thotë Fred Merkuri, – kam qarë për javë të tëra. Gjenialitetin e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë apo të Jul Cezarit, urtësinë e perandorit Adriano, talentet e Mikelanxhelos, Leonardo da Vinçit dhe, në kohët moderne, të shumë njerëzve të botës së artit e sidomos të modës, ua atribuojnë, ndër të tjera, edhe tendencave të tyre jo të zakonshme seksuale. Vitet e fundit liria e tyre ka marrë krahë. Për seksualitetin e tyre flitet haptas. Diskutohet për legalizim martesash e, akoma më tej, deri për birësim fëmijësh. Ndikimin e diskutueshëm të së drejtës për të adaptuar fëmijë, për mirë apo për keq, do të na duhet ta gjykojmë pas shumë dekadash. Deri parada homoseksualësh bëhen nëpër kryeqytetet europiane, shoqëruar këto me gjithfarë reagimesh. Sa shumë emancipim shoqëror e tolerancë mes njerëzish është dashur për të ardhur deri këtu!
Dhe të mendosh që deri në vitin 1861 në Angli homoseksualiteti dënohej me vdekje. Konsiderohej dështim i moralit dhe perversion i karakterit, ushqyer ndoshta nga etiketimi biblik sodomy sipas popullit mëkatar të qyteteve Sodomi and Gomorrah, të përshkruar në librin e Gjenezës. Të njëjtin perceptim e gjejmë edhe te Ferri i Dantes - In somma sappi che tutti fur cherci e litterati grandi e di gran fama, dun peccato medesimo al mondo lerci, duke e konsideruar mëkat të rëndë për moralin fetar të asaj kohe.
Orientimi seksual është zgjedhje, apo diçka me të cilën njerëzit lindin njëlloj si ngjyra e lëkurës apo e syve?
Seksologu Havelock Ellis ishte i pari që e shkëputi homoseksualitetin nga etika dhe morali, duke e konsideruar atë një sjellje natyrale. Sipas tij, prania e homoseksualitetit te kafshët flet për natyrshmërinë e kësaj sjelljeje. Si mund të dënohen njerëzit për një instinkt natyral?, shprehet ai në librin e tij Homoseksualiteti dhe natyra e tij. Në fakt, zhvillimet e mëvonshme në mjekësi do ti jepnin atij të drejtë duke e konsideruar tashmë homoseksualitetin më shumë një shmangie nga norma e gjithëpranuar, sesa një gjë e kushtëzuar nga dëshira perverse e individit. Pra, shprehje seksuale e kushtëzuar më shumë nga natyra biologjike, sesa nga zgjedhja subjektive e individit. Shkencëtarët kanadezë të Universitetit të McMaster-it ishin ndër të parët që sollën evidenca interesante mbi rolin kyç të gjenetikës në orientimin seksual, ndërsa në revistën Archives of Sexual Behavior, kërkuesit nga Queen Marys School, në bashkëpunim me ata të institutit Karolinska në Stokholm, duke studiuar sjelljet seksuale të 7652 binjakëve të njëjtë, raportojnë që gjenetika dhe, më pak, faktorët e tjerë luajnë rol të rëndësishëm në sjelljet seksuale. Shumë interesant është një studim i janarit të këtij viti në revistën Science, ku studiuesit e Albright College në Reading, të surprizuar, gjetën që edhe simetria e fytyrës flet për orientimin seksual.
Po sikur gjenet e lidhura me homoseksualitetin do të mund ti shërbenin njeriut… Si ndodh kjo?
Në fund të vitit të kaluar, një studim nga Universiteti i Pekinit evidentoi praninë e një gjeni që kushtëzon homoseksualitetin, duke konfirmuat kështu natyrën e lindur, pra gjenetike, të këtij deviacioni. Problemi i parë që doli nga ky studim është se si ka mundësi që gjeni i lidhur me homoseksualitetin të shpërndahet në popullatë ndërkohë që bëhet fjalë për një aktivitet seksual që nuk çon në riprodhim kur, nëse i referohemi teorisë së Darvinit, sjelljet, emocionet dhe sensi moral shpjegohen me ekzistencën e secilit për të mbijetuar e riprodhuar. Ka vetëm një shpjegim: gjeni gay mund të jetë i dobishëm për evolucionin e specieve. Kërkuesit e Tennessee të Santa Barbaras, nëpërmjet një modeli matematikor, janë përpjekur të shpjegojnë se si ky gjen ka arritur të përhapet. Sipas tyre, sjelljet dhe aftësitë për riprodhim të homoseksualëve janë të ndryshme. Një sjellje vetëm homoseksuale që nuk është e aftë për riprodhim u përket atyre që trashëgojnë gjenin gay si nga nëna, edhe nga babai. Përkundrazi, ata që kanë vetëm një gjen gay mund të jenë më tërheqës fizikisht, ose më të aftë për riprodhim. Është ky avantazhi riprodhues që favorizon shpërndarjen e gjenit. Ndodh kështu edhe me shpërndarjen e sëmundjes së talasemisë. Ata që e kanë trashëguar gjenin e sëmundjes së talasemisë nga të dy prindërit, shfaqin një sëmundje të rëndë. Ndërsa ata që kanë vetëm një gjen, vërtet janë pak anemikë, por shumë më rezistentë ndaj malaries në zonat ku ajo është endemike. Kjo favorizon përhapjen e talasemisë. Përtej metaforës, me kalimin e viteve varianti gay nuk është çudi edhe të dominojë. Nëse kjo është e vërtetë, gjithmonë e më shumë njerëz do të kenë një tendencë homoseksuale, por duke qenë më të fortë e më të bukur fizikisht. Dhe, çka është më e rëndësishme, më të aftë për riprodhim siç natyra kërkon për të ekzistuar.
Nëse është e vërtetë që kush ka një gjen gay ka më shumë probabilitet për të mbijetuar dhe riprodhuar në raport me atë që nuk ka, kjo do të ishte një mënyrë mbrojtjeje për qeniet. Që gjeni gay shoqërohet me më shumë aftësi riprodhuese, këtë e mbështet dhe një studim i Universitetit të Amsterdamit pak vite më parë. Që nga ky gjen varet e ardhmja e humanitetit ende nuk është thënë. Por as e kundërta nuk është thënë, përkundrazi. Natyrisht, kjo ende është vetëm një hipotezë, e cila derivon nga një model matematikor tejet i sofistikuar, por që, në fund të fundit, nëse do të rikonfirmohet nga studime të mëtejshme, do të mund të shpjegonte shumë për mbijetesën e specieve.
Shumë homoseksualë kanë një vëlla më të madh: pse?
Edhe Frojdi nuk ka qenë indiferent ndaj këtij fenomeni edhe social, natyrisht në mënyrën e tij dhe me kufizimet e kohës në të cilën ai jetonte. Faktin që një pjesë e madhe e homoseksualëve kanë një vëlla më të madh në moshë ai e përdori si objekt të lindjes së urrejtjes nga xhelozia ndaj vëllait më të madh, e cila, sipas filozofisë së tij, bëhet arsyeja e dashurisë me një mashkull tjetër në adoleshencë; prova shkencore? – Asnjë. Megjithatë, shkenca një shpjegim e ka. Në shtatzëni nëna prodhon antikorpe kundër disa proteinave të fetusit dhe, në shtatzëninë e dytë të një mashkulli tjetër, këto antikorpe mund të interferojnë me proteinat që kontrollojnë zhvillimin e disa pjesëzave të trurit që predispozojnë për homoseksualitet. Baza shkencore e kësaj hipoteze është një studim i publikuar në vitin 2006 në Proceedings of the National Academy of Sciences da Ray Blanchard, në Kanada.
Amerikanët drejt një qasjeje dramatike të pranimit të homoseksualitetit; të rinjtë udhëheqin ndryshimin.
Rritja e tolerancës së amerikanëve ndaj homoseksualitetit në periudhën 1970-1990 është befasuese, vë në dukje një studim i viteve të fundit realizuar nga NORC, Universiteti i Çikagos, botuar në Science. Për më tepër, kjo rritje e tolerancës, kurorëzuar me pranimin e martesave të të njëjtit seks, reduktoi rastet me HIV në 1 për 100 000 banorë, ndërkohë që në ato vende ku ky ligj nuk është aprovuar, evidentohet një rritje e numrit të të prekurve në 4 për 100 000 banorë. Ky është studimi i parë që konfirmon se toleranca sociale ndikon