Ska pakt për Presidentin, socialistët nisin trajnimin e komisionerëve për zgjedhje të parakohshme

Negociatorët e PD e PS, Patozi e Ruçi në takimin e djeshëm
Negociatorët e PD e PS, Patozi e Ruçi nuk arrijnë marrëveshje.
PS vendos kushte, dështon takimi me PD për Presidentin.
Ruçi: Pakt edhe për reformën zgjedhore e parlamentare.
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste dështojnë në tryezën e tyre të parë për gjetjen e një emri konsensual për President. Takimi i ditës së djeshme, i cili zgjati rreth 50 minuta, nuk prodhoi asnjë të re në këtë drejtim, pasi palët u ulën në bisedime me objektiva të ndryshëm.
Opozita shfrytëzoi rastin për ti paraqitur maxhorancës katër pika për të plotësuar së bashku, me qëllim marrjen e statusit të vendit të kandidatit në muajin tetor. Nga ana tjetër, shumica e cilësoi reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe heqjen e imunitetit si të palidhura me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Takimi
Burime nga takimi i djeshëm, ku të pranishëm veç Ruçit dhe Patozit ishin edhe Edmond Spaho e Sajmir Tahiri, bëjnë të ditur se ka qenë kreu i Grupit Parlamentar demokrat, i cili ka kërkuar bashkëpunimin me opozitën për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Sipas Patozit, këto takime duhet të shfrytëzohen për gjetjen e një emri sa më të pranueshëm për të dyja palët. Nga ana e tij kreu i Grupit socialist ka prezantuar një paketë me katër kushte të cilat duhet të plotësohen, mes të cilave edhe zgjedhjen e Presidentit. E para, të finalizojë dhe të miratojë me procedura parlamentare reformën zgjedhore. Dy, të finalizojë dhe të miratojë në seancën e parlamentit reformën parlamentare. Tre, të finalizojë dhe të miratojë formulën dhe pastaj ajo të ndjekë procedurat parlamentare për ndryshime kushtetuese për heqjen e të gjithë imuniteteve të të zgjedhurve shqiptarë që gëzojnë imunitet. Katër, të finalizojë një proces dhe të miratojë qysh në raundin e parë një President të gjithëpranuar nga palët politike parlamentare, u shpreh Ruçi në prononcimin e tij për mediat. Sipas tij, plotësimi i këtyre kushteve do të bënte që Shqipëria në muajin tetor të merrte statusin e vendit kandidat pas dy muajsh refuzimi. I pyetur se si duhet të jetë Presidenti konsensual, Ruçi tha se ka precedentë, ka përvojë klasa politike shqiptare. Dhe kur flasim për një President konsensual, kjo gjendet me negociata në tavolinë, pasi siç e kam deklaruar edhe herë tjetër, çështja e Presidentit është një proces shumëdimensional, sa është kushtetues, është procedural dhe parlamentar, është politik dhe moral. Në qoftë se këtij procesi procedural dhe kushtetues duhet ti paraprijë një proces serioz, i pjekur dhe i matur politik dhe moral, sigurisht gjenden formulimet. Nga ana tjetër, maxhoranca nuk i ka pranuar kushtet e vendosura në tryezë nga Partia Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, u shpreh se tri propozimet që ka paraqitur Ruçi që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe atë të heqjes së imunitetit, nuk kanë të bëjnë me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Duhet të shpjegoj se janë të palidhura tri pikat e tjera me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ne kemi prirjen absolute për ti zgjidhur të gjitha ato pika. Madje mund ti kishim zgjidhur edhe më parë në rast se nuk do të ekzistonte politika bllokuese e Edi Ramës, e cila qëllimisht kërkon të lidhë reformat e integrimit, çështjen e imunitetit për të cilën Partia Demokratike ka bërë thirrje që kur ishte në opozitë, por ka qenë mungesë e vullnetit të tij që e ka mbajtur peng me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, u shpreh Patozi në një prononcim për mediat.
Edhe Rona u rendit e pesta
Duke folur pas takimit me përfaqësuesit e PD-së, Ruçi tha se siç e keni ndjekur mbrëmë, Rona e radhiti Shqipërinë në vend të pestë. Klasa politike e ka radhitur Shqipërinë në vend të fundit. Studentët janë në sezon provimesh dhe 99% e tyre i marrin ato që në sezonin e parë. Klasa politike ka sezonin e tretë të saj këtë vit.
Kushtet e PS
Mbledhjen e menjëhershme në një tryezë të kryetarëve të partive parlamentare me qëllim:1. Finalizimin dhe miratimin e të gjitha çështjeve të reformës zgjedhore;
2. Finalizimin dhe miratimin e të gjitha çështjeve të reformës parlamentare;
3. Finalizimin dhe miratimin në parim të formulës për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë të shtetit, pa asnjë përjashtim;
4. Ndërtimin e procesit gjithëpërfshirës për zgjedhjen e dakordësuar të Presidentit të Republikës që në raundin e parë të parashikuar nga Kushtetuta.
Patozi: Rrugën e shkurtër me 71 vota ne e kemi
Kreu i grupit parlamentar të PD flet pas takimit me Ruçin

Astrit Patozi
PS erdhi në takimin e Presidentit me editorialin e Ramës
Partia Demokratike e quan të dështuar tryezën e parë me PS-në për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në përfundim të takimit, kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha se Ne kishim shkuar në tryezë me mandatin e Kryesisë të Partisë Demokratike për të negociuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ndërkohë që pala tjetër kishte ardhur në takim me platformën e editorialit të kryetarit të partisë së tyre, z. Edi Rama, e cila është një platformë bllokuese për ta futur në rrugë pa krye procesin dhe për të lidhur të palidhshmen. Sipas tij, maxhoranca ka tentuar që të gjejë konsensusin me opozitën për zgjedhjen e një Presidenti me shumicë të cilësuar, por ajo ka edhe hapësirën që lejon Kushtetuta për ta zgjedhur me 71 vota në raundin e katërt. U përpoqëm tu shpjegojmë përfaqësuesve të Partisë Socialiste që Partia Demokratike si forca kryesore e maxhorancës është futur në këtë proces jo për të ndjekur rrugën e shkurtër pasi rrugën e shkurtër ne e kemi, këtë na e lejon marrëveshja e arritur me aleatët tanë që në vitin 2009, po ashtu dhe ndryshimet kushtetuese që bashkërisht i kemi vendosur në vitin 2008 me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Por ne kemi hyrë në këtë proces për ti dhënë vendit një President sa më gjithëpërfshirës dhe sa më konsensual, duke pasur parasysh edhe vlerën e shtuar që ai mund të ketë në një rast të tillë, theksoi kreu i Grupit Parlamentar demokrat. Ai u shpreh se dera për opozitën vazhdon të jetë e hapur, nëse ajo do të ndryshojë qëndrim lidhur me këtë çështje.
Presidenti: Të mërkurën, raundi i parë në Kuvend
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të mërkurën e 30 majit si raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit. E mbledhur më 24 maj, Konferenca vendosi që raundet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit të zhvillohet të ndara nga ato seancave parlamentare me qëllim që të mos prishet rendi i ditës për mbledhjet e parashikuara. Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit përcaktojnë zhvillimin e pesë raundeve për Presidentin e ri. Sipas këtyre ligjeve, votimet do të votohen çd