E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës, Lehne: BE,të mbajë një qëndrim unik

Ish i dërguari i BE-së në bisedime për statusin e Kosovës Stefan Lehne është shprehur se do të kalojë edhe goxha do kohë derisa pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të njohin atë, dhe që BE-ja të mund të mbajë një qëndrim unik rreth kësaj çështjeje" Lehne ka vlerësuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk do të ketë qëndrim të qartë rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai po ashtu është shprehur se do të kalojë kohë derisa Kosova të njihet nga pesë shtete të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur atë. Lehne ka thënë për agjencinë APA se është pak e besueshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vlerësojë se shpallja e pavarësisë së Kosovës paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Lehne ka thënë se, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zgjidhja më e mirë, mirëpo - sipas tij nuk ka pasur alternativë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›