E Diel, 1 Nëntor 2026

Peruçac, gjenden pjesëtë kamionit, mbantekufomat shqiptare

SARAJEVE- Policia e ka gjetur në liqenin Peruçac, të Drinas motorin dhe një pjesë të kamionit frigorifer, i cili në vitin 1999 ishte hedhur në ujë bashkë me kufomat e 50 shqiptarëve nga Kosova, ka njoftuar televizioni i Serbisë.

Bëhet e ditur se aktualisht në Peruçac po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se mund të gjenden edhe mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Një delegacion i gjykatës speciale serbe për krimet e luftës, këtë javë filloi punën për kërkimin e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat serbe gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Që më 19 korrik ekspertë mjeko-ligjorë kanë vazhduar kërkimet në liqenin Peruçaç të Drinas, i cili u zbraz nga uji për të bërë riparimin e digës. Brenda dy javësh, ekspertët kanë gjetur rreth 50 trupa në një zonë që shtrihet deri në 120 kilometra.
(s.g/europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›