E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat realë do tëvdesin brenda 5 vjetëve

SHBA- Gjatë konferencës Techonomy në Lake Tahoe, CA, Maria Bartiromo nga CNBC ishte e pranishme në një panel me Bill Joy, Kevin Kelly, Nicholas Negroponte dhe ëillie Smits. Tema e diskutimit ishte e ardhmja e teknologjisë.

Libri fizik ka vdekur, u shpreh Negroponte. Ai tha se e kupton se kjo do të jetë e vështirë për tu kuptuar nga shumë njerëz. Por sipas tij, të njëjtin fat e pësuan filmi dhe muzika. Në vitet e 80-ta, në mur shkruante se filmi fizik do të vdiste, por edhe kompani të mëdha si Kodak refuzonin të pranonin diçka të tillë. Të njëjtën gjë ai e tha edhe për muzikën, që sipas tij në atë periudhë muzika ishte më fizike, ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar.

Me fjalën “e vdekur” ai nuk nënkupton vdekjen e tërësishme. Por ai thekson se librat digital do të zëvendësojnë librat fizik. Ai bazoi argumentin e tij në Fondacionin OLPC (One Laptop per Child), ku sipas tij në këta laptop mund të përfshihen me qindra e mijëra libra. “Nëse do të tentohej që sasia e njëjtë e librave digjital të dërgohen në formë të librave fizik për secilin fëmijë, atëherë do të përballemi me diçka të pamundur” u shpreh ai.

“Njerëzit do të thonë jo, jo, jo...” theksoi Negroponte. Por ai citoi edhe raportet për shitjet e librave për platformë Kindle, me ç’rast shitjet digitale kanë kaluar ato fizike. “Gjërat po ndodhin. Jo brenda 10 viteve të ardhshme, por brenda 5 viteve, vdekjen e librave real do ta përjetojmë”.
(e.n/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›