E Diel, 1 Nëntor 2026

Washingtoni: Serbiado ta pranojë realitetinnë Kosovë

SHBA- Uashingtoni mendon se Serbia do ta pranojë realitetin në Kosovë. Deklarata vjen Obrad Kesiç njohës i politikës së jashtme amerikane, dhënë për gazetën serbe “Blic”.
“Tani Serbia është në një pozicion më të vështirë se para dhënies së opinionit të GJND-së dhe se tashmë nuk i ofrohet anëtarësim më i shpejtë në BE, në këmbim të zbutjes së qëndrimit për Kosovën. Serbia ka kërkuar edhe BE-në edhe Kosovën dhe tani do të mbetet pa asnjë prej tyre”, tha Kesiç.

Ai tha se tek burimet diplomatike në Uashington dhe tek krerët e politikëbërjes, ekziston besimi se “Serbia ka zgjedhur BE”, dhe në këtë mënyrë cështja e Kosovës do të jetë më pak problematike.

“Mënyra se si perceptohet Kosova në Serbi është shumë optimiste në Uashtington. Duke u nisur nga debatet e zhvilluara në parlamentin serb dhe deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm, Jeremic se Serbia nuk do të konfrontohet me Brukselin dhe Uashnigtonin për Kosovën, ekziton besimi se tashmë është hedhur një hapa para në qëndrimet e Serbisë dhe se nuk është koha për të kërkuar një zgjidhje për kompromis për statusin dhe ndarjen e Kosovës.

Beogradit iu dergua një mesazh i qartë pas mendimit të Gjykatës së Drejtësisë se nuk ka kthim prapa dhe se negociata për probleme konkrete mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të nisin sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kesic.

Në Beograd, tha ai, ekzistojnë propozime nga kahe të ndryshme që politikat dhe strategjitë serbe për cështjen e Kosovës duhet të rishikohen.
Pasi lideri i SPO Vuk Draskovic kërkoi ndryshim të rezoluës së hartuar nga Serbia, lideri i Partisë Liberal Demokrate cedomir Jovanovic prezantoi gjithashtu propozimet e tij për rezolutën në seancën e djeshme parlamentare. Sipas Jovanovic ndryshimi i politikave duhet të kuptohet si përshpejtim i integrimit europian dhe anëtarësimit në NATO.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›