Vazhdojnë hetimetpër varrezën në Rashkë
BEOGRAD- Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet për varrezën e mundshme masive në lokalitetin Rudnica-Majdan, “për dyshime të bazuara se kjo varrezë ekziston”.
Duke theksuar se hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me misionin e Bashkimit Evropian, EULEX, prokuroria ka njoftuar se “është vendosur, që me qëllim të drejtësisë, secili krim të hetohet deri në fund, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare e kryerësve dhe e viktimave”.
Në lokalitetin e përmendur dyshohet se janë varrosur trupat e pajetë të afro 250 shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99.
(e.n/rel/BalkanWeb)