U hiqet leja 13 firma demtonin shtratin e Vjoses

Basenet e shtrateve të lumenjve duhet të shfrytëzohen nga firmat private vetëm në periudhën e përcaktuar me ligj nga 15 qershori në 15 tetor. Por këto afate kohore nuk zbatohen nga firmat që shfrytëzojnë basenet e lumenjve në qarkun e Vlorës gjë që ka sjellë shkatërrimin e mijëra metrave tokë bujqësore si dhe të urave që janë ndërtuar mbi lumenj. Për të parandaluar këtë fenomen janë hequr 13 leje shfrytëzimi si dhe janë pezulluar 9 të tjetra nga Agjencia Rajonale e Basenit Ujëmbledhës,Vlorë.
“Ne kemi hequr deri tani 13 leje dhe kemi pezulluar deri tani 9 leje. Firmat që e shfrytëzojnë keq, do të thoja, janë ato firma që nuk janë të rregullta, pra janë pirate, që futen në lum. Ato shfrytëzojnë pa kriter. Ne kemi kapur dhe kemi vënë gjoba. Kemi njoftuar prefektin. Kemi vendosur gjoba deri në 20 milionë lekë, i kemi sekuestruar mjetet”-thotë Ardian Dine, nga Agjencia Rajonale e Basenit Ujëmbledhës,Vlorë.
Për dhënien e lejeve të shfrytëzimit të baseneve ka një procedurë të vecantë e cila miratohet më parë nga këshilli i baseneve dhe përbëhet në masën70% nga anëtarë institucionesh që marrin pjesë në proces dhe 30% nga përfaqësues te biznesit të intresuar për këtë fushë.
Festim Llanaj