E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohen dy shkolla

Me rastin e dyvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në komunën e Mitrovicës janë përuruar edhe dy objekte të reja shkollore, njëra në fshatin Shipol, kurse tjetra në lagjen Iliridë. Ndërtimi i tyre ka kushtuar rreth 4 milionë euro.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, është zotuar se me mbështetjen e institucioneve qendrore do të vazhdohet edhe më tutje me ndërtimin dhe përmirësimin e hapësirave shkollore, transmeton KosovaPress.

Ai i ka lutur nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të reja që të kujdesen dhe të ruajnë objektet e tyre të cilat tani ofrojnë hapësirë shumë komode për procesin arsimor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›