Policia: Grabitja e BKT, nga pakujdesia e stafit

Ofrohet shpërblimi prej 10 milionë lekësh duke garantuar ruajtjen e anonimatin, mbi autorët e vjedhjes së filialit të Bankës Kombëtare Tregtare. Nga hetimet e grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhjeje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qenë në vendin e planizuar me shërbim
Tiranë, 17 Shkurt NOA Grabitja me maska sot e degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Tiranë ishte rrjedhojë e pakujdesisë së punonjësit të sigurisë në stafin bankar.
Këtë e konfirmoi sot për agjencinë NOA, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, e cila duke marrë shkas nga kjo vjedhje, ka marrë menjëherë një sërë masash organizative në bashkëpunim me Shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike si dhe me Punonjësit e Sigurimit të Brendshëm të Bankave të Nivelit të dytë, me qëllim garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit bankar.
Sakaq, policia tha se ofrohet shpërblimi prej 10 milionë lekësh duke garantuar ruajtjen e anonimatin, mbi autorët e vjedhjes së filialit të Bankës Kombëtare Tregtare
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 8.40 në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, ku është vjedhur sasia prej pesë milionë lekë të vjetra te filiali i Bankës Kombëtare Tregtare.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhjeje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qenë në vendin e planizuar me shërbim, - i thanë NOA-s, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë.
Lidhur me këtë vjedhje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë tha se ofron shpërblimin prej 10 milionë lekësh (të vjetra) duke garantuar ruajtjen e anonimatin.
Ky informacion mund të jepet në numrat zyrtarë të policisë 129 (pa pagesë) dhe 069 41 04 111, - detajoi policia.
e.r/NOA