E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen dy shqiptarë të kërkuar, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia

Tiranë, 17 shkurt, NOA Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia, është mundësuar të ekstradohen nga autoritetet e Interpolit drejt Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave, ekstradimi i parë është kryer në orën 11:30, nga Roma për 42-vjeçarin Tonin Vata, i lindur në Pukë.

Ky person mësohet se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga gjykata me 14 vjet burg për kryerjen e veprës penale te Vrasjes dhe Armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 76, 278/2 dhe 55 të Kodit Penal.

Kjo pasi në datën 02.09.1998, Vata gjatë një vizite ngushëllimi te një i afërmi i tij, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme ka qëlluar me armë zjarri Zef Balën, duke i shkaktuar atij vdekjen dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë është bërë për 50-vjeçarin Riza Pleparaku, nga Berati.

Kjo pasi gjykata e ka dënuar atë 16 vjet më parë 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vrasjes për motive të dobëta duke i shkaktuar mundime të veçanta viktimës, parashikuar nga neni 84/a e ç i Kodit Penal.

Ky person për motive të dobëta ka vrarë me mjete të forta Ali Hysën, duke i shkaktuar plagë e dhimbje të shumta dhe pasi e ka vrarë, është munduar ti fshehë trupin.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›