Shqiptarët e Luginës kremtojnë Pavarësinë e Kosovës
Me aktivitete të larmishme kulturore-artistike, Dita e Pavarësisë së Kosovës është kremtuar edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, fillimisht është bërë intonimi i himnit kombëtar, e më pas janë nderuar dëshmorët e kombit, me një minutë heshtjeje, për të vazhduar pastaj me recitalin “Një ditë që na bashkon”.
Në këtë manifestim është mbajtur edhe një akademi solemne, si dhe janë shfaqur edhe programe të ndryshme artistike, të paraprirë nga një recital kushtuar komandantit legjendar Adem Jasharit.
Manifestime ka pasur edhe në komunën e Bujanocit, ku të rinjtë shqiptarë janë tubuar për të kremtuar dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /kosovapress/