Pakti i Ramës, Meta: Jo kushte, por bashkim kombëtar
KORCË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka komentuar sot nga Korca paktin me 10 pika të propozuar nga Kryetari i PS-së Edi Rama.
Meta e quan këtë pakt si kusht që i mbivendoset kushteve të BE që janë plotësimi i 12 rekomandimeve. Ky sipas tij “është mesazhi më i qartë për politikën shqiptare dhe këto janë kushtet që duhen përmbushur”.
Meta bëri apel që të lihen mënjanë sherret private dhe të gjithë të marrin përgjegjësitë që ju takojnë.
“Është koha për bashkim, për një platformë kombëtare për integrimin. Të lëmë mënjanë sherret private”, deklaroi Meta.
Këto deklarata Meta i bëri në përvjetorin e shtatë të themelimit të LSI-së në Korcë.
(m.a/BalkanWeb)