E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-lideri i se majtes nuk heq dore nga ambicia per President

Fatos Nano nuk ka lënë asnjëherë pas dore ambicjen për tu bërë President i Republikës. I njohur si lideri historik i së majtës shqiptare, Nano flet për ofertën e tij, për pozicionin mbi palët dhe në dobi të aspiratave integruese të vendit.

“Unë jam aty me angazhimin dobiprurës për më shumë inciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen evropiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq, dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Evropian, nisen të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërcin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë, për t’u futur në rrugën e antarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm, për të gjetur partnerët, në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkuruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit”, shprehet ai.

Në verën e vitit 2007 Fatos Nano hodhi kandidaturën për President të Republikës, të shoqëruar me një platformë politike, që sipas tij do të forconte karakterin mbi partiak në Shqipëri, proceset e dialogut dhe reformat bipartizane. Nano u orvat të merrte mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Por, kryetari socialiste, Edi Rama hoqi çdo mundësi bashkëpunimi, duke bërë absolutisht të sigurt rrëzimin e kandidaturës së Nanos. Tani, bie përsëri e njëjta zile dhe mbetet për tu parë nëse selia rozë do ta dëgjojë atë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›