Grupi i PS-së nuk do jetë nesër në seancë

Grupi parlamentar i PS-së nuk do shkojë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë derisa të mbarojë ndëshkimi ndaj deputetit Taulant Balla. Ky ka qenë vendimi që është marrë pas një mbledhjeje të grupit të PS-së.
Ndërkohë që në mbledhje është kërkuar një angazhim maksimal i deputetëve të PS-së për protestën e madhe të socialistëve në datën 30 prill.
Byroja e Kuvendit ka vendosur përjashtimit dy javë nga Parlamenti për deputetin Taulant Balla për fjalë të padenja.
Socialistët nuk hynë në Kuvend as në punimet e seancës së kaluar plenare me të njëjtin arsyetim.