E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo i kerkon Perezit largim nga Reali

Të fshehtat e shtëpisë nuk duhet të dalin në pazar thotë populli. Por, ndonjëherë ka palë të treta apo të ashtuquajtura “gojë të liga” që nuk lënë gjë pa nxjerrë në shesh.
Një dialog nervoz me temë ikjen, të zhvilluar mes Kristiano Ronaldos dhe presidentit të Realit, Florentino Perez, është botuar nga gazeta madrilene “Marka”, duke u quajtur si autentike.
Një debat i shkurtër, në të cilin superylli portugez i ka thënë shkoqur bosit të klubit: President, nuk ndihem mirë këtu. Dua të largohem.
Florentino nuk e ka zgjatur shumë dhe kërkesa e tij ka qenë e prerë: Nëse Ronaldo ikën, duhet t’i sjellë aq para sa për të blerë Lionel Mesin.
Pjesa e dytë e dialogut ka vazhduar me premtimin e Kristianos se brenda 24 orësh do të kthehej me një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Veçse, duke mbetur tek paratë, nga ana e klubit ka ardhur një saktësim, siç është tradita në Spanjë. Për Ronaldon, si për çdo yll tjetër ekziston një klauzolë shitjeje, e përcaktuar mirë në kontratë dhe Perez e zbulon.
Kristiano nuk mund të largohet nga “Bernabeu” nëse për të nuk paguhen jo 100, por 1 000 milionë euro. Një çmenduri që vështirë të ndodhë ndonjëherë.
Ndërkaq, në kryeqytetin e Spanjës klima duket se ka ndryshuar dhe Perez ka premtuar jo vetëm të mbajë trajnerin Murinjo, por edhe të mos lëshojë lojtarin më të mirë të tij, Kristiano Ronaldon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›