-Perurohet stacioni i pompimit i Ishull Shengjinit- Sot, Kryeministri Fatos Nano, ka qene per vizite ne Qarkun e Lezhes. Ne kete vizite Ai shoqerohej nga Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Agron
-Perurohet stacioni i pompimit i Ishull Shengjinit-
Sot, Kryeministri Fatos Nano, ka qene per vizite ne Qarkun e Lezhes. Ne kete vizite Ai shoqerohej nga Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Agron Duka dhe pjestare te kabinetit te tij.
I shoqeruar edhe nga autoritetet vendore te qarkut te Lezhes e te Shkodres, dhe i pritur nga qindra banore te kesaj zone, Kryeministri mori pjese ne perurimin e Stacionit te ri te Pompimit te Ishullit – Lezhe, ku mbajti nje fjale pershendetese. Pas prerjes se shiritit te perurimit u vu ne pune Stacioni i Pompimit. Kryeministri Nano vizitoi mjediset e ketij objekti ku shprehu vleresimet punen e bere ne ndertimin e ketij objekti.
Stacioni i Pompimit te Shengjinit eshte nje objekt me nje rendesi te veçante per rethín e Lezhes. Ai do te sherbeje per permiresimin e kullimit te tokave bujqesore. Jane 700 ha toke qe do te shpetojne nga permbytjet e vazhdueshme, do te mbahen ne gjendje kullimi dhe do t'i jape impulse te reja zhvillimit te bujqesise ne kete zone.
Nga ndertimi i ketij stacioni te ri do te shpetojne nga permbytjet edhe qendrat e banuara qe gjenden ne kete zone.
Hidrovori i Ishull Shengjinit gjithashtu do te permiresoje ndjeshem edhe turizmin pasi keto toka shtrihen perrreth plazhit te Shengjinit.
Hidrovori eshte i pajisur me teknologji moderne e bashkekohore. Ai kursen dyfish energjine elektrike per te njejtin sasi uji qe shkarkonte hidrovori i vjeter si dhe jep garanci per nje funksionim te panderprere dhe per nje kohe te gjate.
Per Stacionin e Pompimit te Ishull Shengjinit jane investuar: 27 milion leke per punimet dhe rreth 200 mije USD per blerjen e makinerive, agregateve e pajisjeve te ndryshme.