Te nderuar pjesemarres, Sot po inagurojme kete objekt te rendesishem per Lezhen qe sherben per permiresimin e kullimit te tokave bujqesore, por edhe per qendrat e banuara qe shtrihen ne kete zone. P
Te nderuar pjesemarres,
Sot po inagurojme kete objekt te rendesishem per Lezhen qe sherben per permiresimin e kullimit te tokave bujqesore, por edhe per qendrat e banuara qe shtrihen ne kete zone. Per kete objekt jane investuar rreth 400,000 USD, per punimet, makinerite dhe pajisjet.
Ky hidrovor do te mbaje ne gjendje te kulluar rreth 700 ha toke nga te cilat rreth 500 ha jane te pershtashme per zhvillimin e bujqesise, duke permiresuar ndjeshem situaten ne kete zone problematike persa i perket kullimit dhe permbytjeve. Pozicioni shume afer qytetit te Lezhes por edhe plazhit te Shengjinit i krijon kesaj zone mundesine te behet pjese e infrastruktures jo vetem ne sherbim te bujqesise, por edhe te turizmit.
Ky invetim i Qeverise shqiptare mundeson persosjen e teknologjise kulluese dhe tokave bujqesore dhe te familjeve qe jane te lidhura me to. Si rezultat, banoret e kesaj zone do te garantojne 2 here me shume se deri me sot se toka e tyre do te jete me e disponueshme per produkt bujqesor.
Inagurimi i sotem dhe fillimi i punes se ketij hidrovori shprehin edhe nje here qe historite e pervitshme te emergjencave po fillojne te marrin fund. Ne jemi te angazhuar dhe po veprojme qe te zevendesojme praktikat e menaxhimit te emergjencave civile me zgjidhje te qendrueshme afatgjata qe sigurojne me shume investime, me shume siguri per jeten dhe pasurine e njerezve dhe me shume produkt qe siguron mireqenie.
Me kete rast dua te theksoj qe rrethi i Lezhes me probleme te vecanta per sa i perket kullimit ka qene ne vemendje te madhe te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit dhe te Qeverise dhe gjate viteve te fundit jane ndermarre nje varg punimesh ne drejtim te kullimit si: rindertimi i kanalit te ujerave te larta qe mbron fushen e Zadrimes nga permbytjet dhe zhavorizimet e perrenjeve qe vijne nga zona kodrinore, kullimi i fushes se Bregut te Mates me rreth 7000 ha toke bujqesore, kullimi i fushes se Kakariqit me rreth 2400 ha toke, kanalet kryesore brenda fushes se Zadrimes, per kullimin e zonave te ulta te Blinishtit, Baqlit, Goses, Merqise etj. ne nje siperfaqe rreth 6000 ha.
Gjithashtu gjate tremujorit te dyte te ketij viti do te montohen dy elektropompa te reja me kapacitet me te madh se sa ekzistueset ne hidrovorin e Balldrenit. Ky hidrovor tashme eshte rehabilituar edhe si godine dhe gjithashtu jane vendosur panele elektrike te reja. Vlera e ketij rehabilitimi eshte ne vleren rreth 350 mije USD. Vetem per rrjetin e kullimit jane harxhuar deri tani nga projekti i rehabilitimit te Ujitjes dhe Kullimit 250 milione leke.
Ne rrethin e Lezhes do te perfundojne plotesisht punimet ne kanalin e ujrave te larta te Zadrimes dhe ne periudhen e veres do te realizohen punimet perfundimtare ne argjinaturen e lumit Mat, qe mbron fushen dhe qendrat e banuara te kesaj zone. Sikurse ju e dini disa punime emergjente jane perfunduar ne kete objekt dhe me punimet qe do te kryhen ne periudhen e veres ne nje vlere prej rreth 20 milion leke ky objekt do te perfundoje sipas premtimit te bere.
Se fundi deshiroj te pergezoj sipermarresit qe kontribuan per realizimin e kesaj vepre.
Faleminderit dhe pune te Mbare !