IKSHP shënon 85-vjetorin e themelimit
Presidenti Fatmir Sejdiu të premten mori pjesë në shënimin e 85-vjetorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, me ç’rast potencoi se duhet të lëvizet shpejt për të siguruar kushte edhe më të mira dhe të punohet në preventivë për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë.
“Misioni që ka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, por edhe e gjithë shëndetësia e Kosovës është i lidhur ngushtë edhe me punën e të gjitha sistemeve të tjera të nevojshme për të mbajtur mirë jetën e popullit dhe mirëqenien e tyre”, theksoi Sejdiu.
Presidenti foli edhe për nevojën e bashkëveprimit dhe koordinimit të punës së institucioneve qendrore dhe lokale të vendit për luftimin e faktorëve që dëmtojnë shëndetin e popullit dhe fenomenet e dëmshme.
Ai theksoi se duhet të ketë respektim të kodit etik dhe ligjit edhe në mjekësi, sikur edhe në sektorët e tjerë dhe përmendi raste të dukurive negative edhe në këtë fushë, siç janë problemet me furnizimin me barna me afat shumë të shkurtër apo neglizhenca, me apo pa qëllim, e kujdesit ndaj aparaturës mjekësore nëpër qendrat mjekësore të vendit.
Gjithashtu, presidenti Sejdiu duke përshëndetur pjesëmarrjen në këtë ceremoni të përfaqësuesve të instituteve të shëndetit publik të vendeve fqinje të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, bëri thirrje për bashkëpunim tej kufitar edhe në fushën e mjekësisë dhe tha se edhe Kosova një ditë do të jetë anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.