Berisha: Se lejojmë më vijim e puçit ndaj shtetit

Berisha theksoi se nuk do të lejonte përsëritjen e puçit të dytë ndaj shtetit, teksa akuzoi se gjatë demonstratës së 21 janarit grupe kriminale sulmuan godinën e qeverisë.
“Një kryeministër i zgjedhur legjitim rrethohej në zyrë nga një grup kriminelësh, banditësh të gjithë të paguar. Prej tyre jo pak të armatosur me armët më të sofistikuar të grupeve terroriste me lloj –lloj variante pistoletash dhe autobombash, të stërvitur javë më parë në grupe, me plan shumë të hollësishëm sulmi.”, ka nënvizuar Berisha
Kryeministri u shpreh se në demonstratë kishte elementë të inkriminuar dhe të droguar. “Kishte tre viktima, 81 anëtarë të Gardës të plagosur dhe 27 policë. Nuk mendoja se ndaj tyre mund të shpërthente një rrymë barbare siç e pamë të gjithë. Në demonstratë kishte elementë të paguar, të inkriminuar dhe të droguar”, ka pohuar Berisha.
Ai foli edhe për udhërarrestet e prokurorisë, duke nënvizuar se janë të pabaza, çka policia nuk do të zbatojë këtë urdhër.
“Gardistët veprojnë në bazë të rregullores. Ata mund të kenë qëlluar me plumba gome, apo me plumba realë, por këtë e përcakton hetimi. Garantoj se nga punonjësit e gardës, secili do të jetë disponibël. Ndonëse ne kemi prova të forta se farë ndodhi në këtë proces, do të veprojmë në mënyrë ligjore. Por rezulton se urdhri i parë për arrestim është për gardistët. Askush nuk do të na mbajë peng sepse nuk do t’i lejoj. S’mund të pranoj vazhdimin e puçit”, ka theksuar Berisha.
“Ju jeni ushtarak dhe e dini se ushtaraku urdhrin e ka nga rregullorja, ka një rregullore që ai e zbaton. Është qëlluar me fishekë manovër, edhe me fishekë të vërtetë. Por një gjë është e vërtetë që në atë zonë nëse nuk largohesh me të shtëna paralajmëruese, nuk do të mund të largohesh me këmbët e tua”, tha kryeministri./S.Ll/Start/
2011-01-25 13:25