E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Furtuna", jepen 14 vjet burgim

Tirane- Abuzimet me pronat, Gjykata e Tiranes deklaroi dje fajtor dhe denoi me 14 vjet burg dhe 9.4 milione leke gjobe 6 te pandehurit. Dje trupi gjykues i kryesuar nga gjykatesi Petrit Como, deklaroi fajtor dhe denoi me 5 vjet si dhe 5 milione leke gjobe, te pandehurin Veiz Senko. Per te pandehurin Artan Mehmeti gjykata dha denimin e saj me 2 vjet burg dhe 1.5 milione leke gjobe, 3 vjet burg e 1.5 milione leke gjobe per te pandehurin Dali Hakorrja, 2 vjet burg e 300 mije leke gjobe per te pandehurin Agron Tafaj, 2 vjet burg e 600 mije leke gjobe per te pandehurin Enton Babameto, si dhe 2 vjet burg e 500 mije leke gjobe per te pandehurin Halil Hima. Gjithashtu, per dy ish-zyrtaret Babameto e Mehmeti, gjykata deklaroi se per nje vit keta te fundit nuk kane te drejte te ushtrojne funksioneve shteterore. Dy seanca me pare prokurori i ceshtjes, i kerkoi gjykates deklarimin fajtor dhe denimin me 26.2 vjet burg si dhe 4 milione leke gjobe per te pandehurit. Ndersa keta te fundit kerkuan para gjykates pafajesine e tyre, pasi nuk kane kryer asnje nga veprat penale ashtu edhe sic pretendon akuza. Gjashte te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Furtuna". Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes dhe Njesia e Task-Forces, te pandehurit akuzohen se ne bashkepunim kane tjetersuar titujt e pronesise per 13 raste, duke shfrytezuar lidhjet me njeri-tjetrin, pasi tre nga te pandehurit jane ish-zyrtare te Hipotekes ne ate kohe, ku nje nga rastet e ryshfetit shkonte deri ne 45mije euro. Prokuroria e Tiranes kishte ngritur ndaj te pandehurve akuzat e "korrupsionit pasiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", "korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", "falsifikim dokumentesh" te kryera ne bashkepunim. Kurse per oficerin e SHKB-se ne polici, Dali Hakorja, i cili u gjykua ne gjendje te lire rendonin akuzat e "falsifikimit te dokumenteve", "falsifikimit te formulareve, stampave dhe vulave", "ushtrimit te ndikimit te paligjshem te personit qe ushtron funksion publike". R.Caushaj

Abuzimet me pronat ne hipoteka eshte zbuluar ne saje te nje denoncimi te depozituar ne Prokurorine e Tiranes nga nje qytetar. Per disa muaj me radhe nga hetimet dhe pergjimet telefonike, prokuroria faktoi akuzat e saj, si dhe zbuloi edhe 12 raste te tjera, ndersa sekuestroi plot 13 vula qe perdoreshin nga te pandehurit per falsifikimet qe do te kryenin.

14 Vjet burg jane denuar dje 6 te pandehurit, midis tyre edhe dy zyrtare ne Hipoteke. Gjykata pasi degjoi te dyja palet, vendosi te denonte te pandehurit me nga 2-3 vjet me pak burgim sesa kerkesa e prokurorise.

13 Raste abuzimesh jane zbuluar nga ana e Prokurorise se Tiranes, gjate hetimeve ne ngarkim te 6 te pandehurve. Nga hetimet gjithashtu rezultoi se nje nga rastet e abuzimeve arrinte deri 45 mije euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›