Pervetesoi token e fqinjes, zbulohet pas 25 vitesh
Korce- Nje grua 83-vjecare nga qyteti i Korces, eshte marre nen akuze per falsifikim pas denoncimit te fqinjes se saj te moshuar, se i kishte pervetesuar 20 metra toke para shtepise. Policia vendore beri dje me dije se K. T., banuese ne lagjen nr. 2, rezulton se qe nga viti 1985 ka falsifikuar dokumentacionin, duke perfituar 20 m2 toke, nga territori i baneses se L. B., 71-vjece. Pas 25 vitesh, abuzimi eshte zbuluar nepermjet Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe me kerkesen e te demtuares qe depozitoi dhe denoncimin ne polici. Materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.