Shoferi i dehur shtyp me fuoristrade kopene me 22 dele
Fushe-Kruje- Shtyp 22 dele me fuoristrade, merret nen akuze shoferi i dehur. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne vendin e quajtur "Hasan" te Fushe-Krujes, ndersa i dyshuari me inicialet A. K., 27 vjec, banues ne Lezhe, duke drejtues mjetin "Mitsubishi" me targa DR0972E, ka marre perpara edhe kopene e deleve. Makina ka qene me shpejtesi sipas policise, kurse bagetite duke kaluar rrugen kryesore. Per shkak te erresires drejtuesi, ne gjendje te dehur, nuk i ka pare ne kohe, kurse pronari N. M., 49 vjec, nga Lura e Dibres, ka bere denoncimin ne komisariatin e Fushe-Krujes. Hetimet ndaj drejtuesit kane nisur ne gjendje te lire pas shoqerimit, per "drejtim te automjetit ne gjendje te dehur".