Merr peng nipin per borxhet
Kurbin- Daja dyshohet se ka marre peng nipin, per shkak te borxheve te pashlyera nga shfrytezimi i kater dynymeve toke qe kishte prej vitesh ne perdorim me qira. Krimi ka ndodhur rreth ores 20:00 te mbremjes se djeshme ne qytetin e Lacit, ku konflikti mes paleve ka nisur ne nje lokal dhe me tej ne firmen e ndertimit ky i demtuari punonte. I dyshuari i identifikuar si Mark Nikolli, rreth 50-vjec, ne bashkepunim me nje person tjeter, qe dyshohet se eshte i biri, dhe i armatosur, ka marre ne makine me force nje te ri qe mendohet se eshte djali i motres, i identifikuar si Ndoc Ndoji. Pasi e ka detyruar te hipe ne mjetin tip "Benz" me ngjyre te verdhe, me targa te Lacit, eshte larguar ne drejtim te aksit kombetar Kurbin-Mamurras. Drejtori i policise Lezhe, Muharrem Furriku, tha mbreme vone se "eshte lokalizuar zona ku mbahet pengu, ne territorin e Mamurrasit dhe jane ngritur grupe kontrolli deri ne mesnate".
Alarmin e kane dhene kalimtaret qe kane pare skenen e pengmarrjes ne mes te qytetit, me perdorim te armes. Debati ka nisur mes paleve ne nje lokal te qytetit dhe me tej, ka degjeneruar ne kercenime e pengmarrje. Forca te shumta policie jane vene ne ndjekje te autovetures ku ndodheshin dy autoret dhe i demtuari. Deshmitaret thane se pane mjetin tip "Benz" me ngjyre te verdhe, nga i cili kane dale dy personat dhe me pas duke i drejtuar armen te riut rreth te 30-ve, e kane futur me force ne makine.
Burime zyrtare te policise, thane se ngriten postblloqe ne te gjitha akset kombetare dhe po kontrollojne ato dytesore, ndersa pengut i eshte bere presion gjate gjithe rruges. "Dyshojme se shkak i ngjarjes se rende, eshte bere borxhi qe nipi i ka pasur dajes se tij per shkak te tokes qe shfrytezonte prej vitesh, por ende nuk jane zbardhur rrethanat dhe shkaqet", thane burime policore mbreme per "KJ". Me gjithe ndjekjen policore, autoret nuk jane dorezuar dhe kane marre drejtimin e udhetimit per ne zonat malore. Deri ne mbremje vone nuk kishte asnje informacion per fatin e te riut peng, emri i te cilit deklarohet se eshte Ndoc Ndoji, banues po ne Lac, punetor i nje firme private ndertimi. Paraprakisht eshte identifikuar edhe autori kryesor, Mark Nikolli, qe ka qene ne shoqerine e nje te riu tjeter, qe mendohet se ka qene i biri. Policia dyshon se krimi eshte kryer per t'i bere presion nipit qe te paguaje borxhet e prapambetura. Policia nisi hetimet per "heqje te lirise se paligjshme ne bashkepunim" dhe paralelisht ka vijuar operacionin, qe deri ne mbremje vone ishte konkluduar me lokalizimin e vendit ku ishte fshehur.