E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perhere kunder shqiptareve

Shefat e diplomacive te Greqise, Rumanise dhe Bullgarise deshmuan edhe njehere tjeter qendrimet e tyre historike kunder shqiptareve, duke pretenduar dhe kerkuar bisedime shtese per Kosoven, krahina etnike e Shqiperise, e cila iu dha Serbise ne 1913. Perfitues te trojeve etnike shqiptare, Greqia (vecuar Camerine) dhe Bullgaria (pretendon Ohrin), u bashkuan me Rumanine ne mbrojtje te serbeve, me te cilet lidhen aleancat tradicionale me kulmin ne Luften Ballkanike kur ndane territoret e Shqiperise e me pas. Ministrat e Jashtem ne nje fryme te re moderniste thane se kishte hapesira per te vazhduar negociatat dhe u erdhi keq qe Serbise po i kushtezohej hyrja ne BE me ceshtjen e Kosoves. Ndonese i qendruan ne krah Beogradit edhe ne masakrat e viteve 90-te, te tria qendrat ballkanike me nje ze nga Athina thane se e ardhmja e Serbise eshte ne Bashkimin Evropian dhe se anetaresimi i saj nuk duhet te lidhet me statusin e Kosoves. Agjencite e lajmeve raportuan se ministri i Jashtem bullgar, Ivaillo Kalfin, ai rumun, Adrian Mihai Ciorojanu dhe mikpritesja e Greqise, Dora Bakojanis, thane se askush nuk duhet ta vendose Serbine ne nje gjendje ku duhet te zgjedhe mes anetaresimit ne BE dhe Kosoves. VOA raportoi gjithashtu, se Greqia eshte kunder njohjes se nje Kosove te pavarur, nese pavaresia shpallet ne menyre te njeanshme nga shumica shqiptare. Kalfin shtoi se cdo zgjidhje tjeter per Kosoven, pervec kompromisit dhe marreveshjes mes Prishtines dhe Beogradit, do te ishte e demshme. Edhe Rumania, e cila ka nje pakice te konsiderueshme hungareze, mbeshtet qendrimin e Greqise per sa i perket Kosoves. E pyetur nese Greqia dhe Bullgaria do ta njihnin nje Kosove te pavarur, zonja Bakojanis tha se ceshtja nuk kishte arritur ende aty dhe se dy vendet do te vleresonin gjendjen ne terren e ne te njejten kohe do te perpiqeshin per nje qendrim te perbashket te Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›