Privatizimi i OSSH-së, vjedhësit e energjisë do të dënohen me burg
10/01/2009 Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Policisë së Shtetit
Pronarët e rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë të drejtë që të çojnë për ndjekje penale vjedhësit e energjisë. OSSH-ja dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit nënshkruan dje një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e detyrimeve reciproke për pagesat e faturës së energjisë, si dhe dënimin penal ndaj abuzimeve. Marrëveshja, sipas ministrit të Energjetikës, Genc Ruli, nënshkruhet në funksion të detyrimeve reciproke. “Për të siguruar atë që është objektivi i Qeverisë, furnizimin sa më të mirë të popullatës me energji elektrike. Kjo krahas masave të tjera ka edhe një parakusht të domosdoshëm, faktin që energjia si malli më i shtrenjtë dhe më strategjik, nuk duhet as të shpërdorohet, as të vidhet, as mos të paguhet”, - tha në fjalën e tij ministri Ruli. Në bazë të kësaj marrëveshjeje policia do të ndihmojë në zbatimin e ndryshimeve të bëra, ku çdo ndërhyrje në rrjetin elektrik konsiderohet vepër penale dhe nuk ndëshkohet më vetëm me gjobë. Vetëm pak kohë më parë, u miratua nga Parlamenti një ndryshim në Kodin Penal, në bazë të të cilit dënohen ndërhyrjet në rrjetin e energjisë dhe në atë të ujësjellësit. “Çdo ndërhyrje në rrjetin ujor të furnizimit të ujësjellësve dhe të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike, quhet vepër penale, pra dënohet si vepër penale dhe jo thjesht me një gjobë”, - nënvizoi ministri Ruli. Ai theksoi se ndihmesa dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm midis drejtorive rajonale të OSSH-së dhe drejtorive të Policisë së Shtetit, kthehet në funksion normal të shtetit. “Drejtoria e Policisë së Shtetit ka funksion vetëm mbështetës ndaj OSSH në realizimin e detyrave të tij, qoftë në raste të ndërhyrjeve për të shmangur lidhjet e paligjshme, vjedhjet e energjisë elektrike, apo mospagimin kronik të faturave të energjisë elektrike”, - tha ministri. Duke u ndalur tek rëndësia që kanë utilitetet publike si furnizimi me ujë dhe energji elektrike, ministri Ruli shtoi se, detyra funksionale për realizimin e furnizimit dhe sigurimit të gjithë të ardhurave që vijnë nga shpërndarja e energjisë elektrike është e OSSH-së. “Ndryshimi i pronësisë nuk ka të bëjë me ndryshimin e performancës dhe të rolit të rëndësishëm të këtij sektori të rëndësishëm”, - tha ministri i Energjetikës.
Privatizimi
Fituesi i tenderit ndërkombëtar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është shpallur firma çeke CEZ. Drejtues të Korporatës Elektroenergjetike kanë theksuar shpesh herë se përmirësimi i performancës financiare të kompanisë do të bëhet pas procesit të privatizimit, duke investuar në teknologji, që rrjedhimisht sjell edhe në reduktimin e numrit të punonjësve.
Kallëzimet
KESH ka bërë mbi 400 kallëzime penale deri më tani për vjedhjet e energjisë, të cilat nuk zbatohen nga gjykata dhe Prokuroria. Sipas drejtuesve të KESH-it, nuk është penalizuar absolutisht asnjë, ndonëse legjislacioni parashikon dënim penal për vjedhjen e energjisë. Lidhjet e paligjshme janë një fenomen social i dëmshëm për ekonominë, por institucionet gjyqësore nuk përgjigjen me ritmin e duhur.