Kosova është një realitet shumë i vlerësueshëm ekonomik
10/01/2009 Presidentit Bamit Topi merr pjesë në takimin me biznesmenët kosovarë
Kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi ka deklaruar se Kosova duhet të jetë pjesë e të gjitha tryezave rajonale për zhvillimet ekonomike dhe infrastrukturore. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën e Kosovës Presidenti Topi ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët mes përfaqësuesve të biznesi shqiptar dhe atij kosovar, ku prezent ishte edhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Gjatë këtij takimi theksi u vu në mundësitë e reja për intensifikimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit të bizneseve të përbashkëta mes sipërmarrësve dhe investitorëve të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës. Duke iu drejtuar homologut të tij Sejdiu, Presidenti Topi deklaroi se është koha që Kosova të jetë pjesë e tryezave rajonale, të cilat janë kthyer në një ritual, ku presidentët e rajonit ballkanik mblidhen çdo vit. “Tani zëri i Kosovës është një zë legjitim, një zë i pavarur, që ju detyron për t’u përfaqësuar, sepse Kosova nuk është thjesht një realitet i ri politik, por është dhe një realitet shumë i vlerësueshëm ekonomik. Kosova ka traditën e saj, ka pasuritë e saj dhe mbi të gjitha është pjesë e një rajoni që kërkon të integrohet politikisht në Bashkimin Evropian nëpërmjet një ekonomie të integruar. Është shumë e rëndësishme që ne të vlerësojmë situatën e re që ka ardhur në Ballkanin Perëndimor”, - deklaroi Topi. Në këtë drejtim kreu i shtetit shqiptar nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme të përfundimit në vitin 2009 të arteries jetësore të infrastrukturës, rrugës Durrës–Kukës–Morinë–Merdare për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, duke shtuar gjithashtu se me rritjen e brezit të sigurisë do të rritet edhe më shumë hapësira për të bërë biznes, për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimet tregtare dhe thithjen e investimeve të huaja. Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Topi theksoi se pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova u bë shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria në prill, “jam shumë optimist se gjërat po marrin për mbarë”. Gjatë ditës së djeshme Presidenti Topi vizitoi “Shpellën e Gadimes” dhe Kuvendin Komunal në Ferizaj, ku kryetari i shtetit shqiptar u prit në një atmosferë tepër të ngrohtë dhe vëllazërore e festive nga qytetarët e kësaj komune. Në prani të personaliteteve më të larta, të Kuvendit Komunal dhe Presidentit të Kosovës, Sejdiu, në vijim u zhvillua dhe ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” Presidentit Bamir Topi nga kryetari i komunës Bajrush Xhemaili. Motivacioni i dhënies së këtij titulli të nderuar, që u shoqërua edhe me dorëzimin e çelësit të artë të qytetit, ishte: “Për kontribut në arritjen e pavarësisë së Kosovës, përfaqësim dinjitoz të interesave kombëtare të shqiptarëve kudo në botë dhe vlerësim i të arriturave të Ferizajt gjatë gjithë historisë”.