Ministria e Kulturës: Nga buxheti, 170 milionë lekë për trashëgiminë
/>Flet Ols Lafe,Drejtor i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare
Sa janë investimet në trashëgiminë kulturore, ato me fondet të buxhetit të shtetit por edhe ato që vijnë nga donacione apo aplikime të MTKRS pranë organizatave apo shteteve të huaja?
Duke ju falënderuar për interesimin tuaj që të pasqyroni me vërtetësi objektivat dhe prioritetet tona në fushën e trashëgimisë kulturore, me lejoni të ritheksoj se investimet në fushën e trashëgimisë, me fonde vetëm nga buxheti i shtetit, si dhe ato në muze e infrastrukturë janë rreth 170 milion lekë të reja. Fondet e buxhetit të shtetit ndërthuren natyrshëm me ato të përftuara në kuadër të projekteve, siç është projekti me vlerë rreth 3 milion euro të aplikuar dhe fituar nga MTKRS pranë zyrës së Komisionit Evropian për tu përdorur në restaurime dhe rehabilitime të Kalasë së Tiranës (në fund të muajit Janar shpallet tenderi ndërkombëtar), Krujës dhe Himarës, janë konfirmuar edhe 7 milionë euro për kala e qendra të tjera historike si Elbasani, Shkodra etj. Në total, vetëm gjatë vitit 2008 krahasuar me vitin 2007 investimet në trashëgiminë kulturore qenë 10 herë më të mëdha, dhe ky ritëm po vijon edhe në 2009.
Ku do investohet këtë vit?
Këtyre investimeve ju shtohen edhe dy prioritete madhore janë Berati dhe Gjirokastra, por ku edhe qendrat e tjera historike e monumente të rëndësishme do të trajtohen nga specialistët e studiuesit. Në Gjirokastër po punohet për të restauruar 14 objekte në Qafën e Pazarit dhe rreth tij, përfshirë edhe kalanë hijerëndë të qytetit në shumën që prek 2 milionë USD. Le të rikujtojmë që në vitet 2001-2002 në këtë qytet nuk u investua asnjë lek në monumente dhe shumë monumente të tjera u lanë në mëshirën e fatit.
Berati i sapo pranuar në UNESCO, ku janë restauruar në dy vitet e fundit 47 shtëpi dhe ku vlera e investimit krahasuar me vitin 2001 është 5 herë më e madhe, do të jetë numri 1 në listën e ndërhyrjeve restauruese gjatë vitit 2009, me rreth 30% të fondit të trashëgimisë, Korça dhe pazari i saj karakteristik do të vijojë të kthehet në ditët e tij më të arrira dhe nuk do të ketë më kurrë kthim pas në vitin 2002 kur nuk investohej për asnjë projekt. Nuk mund të mos nënvizojmë këtu investimin madhor në rrugën Kol Idromeno (Dugajet e reja) në Shkodër, ku është investuar 13 herë më shumë se në vitin 2004, e ku për herë të parë ky qytet futet në listën e qyteteve të Adriatikut lindor me rrugën karakteristike të qendrës historike.
Gjatë vitit 2009 do të vazhdojë nëpërmjet financimit të fituar nga MTKRS prej qeverisë spanjolle prej 3.26 milion eurosh, edhe rikonceptimi i Muzeut Historik Kombëtar, pjesa e pavionit të etnografisë është në përfundim e sipër dhe do të rikonceptohen tërësisht pavionet e arkeologjisë e historisë.
Ku ka konsistuar puna restauruese dhe zonat më problematike?
Viti 2008 mund të konsiderohet viti i boom-it në restaurime krahasuar me një periudhë të gjatë gati 20 vjeçare, duke krijuar një frymë mjaft të mire në komunitetet ku bëhen restaurimet për vijueshmërinë e tyre. Do të përmendja se banesat e monumentet e kulturës në Gjirokastër të braktisura prej shumë vitesh, prej vitit 2006 kanë njohur rritje të madhe të investimeve dhe më së miri kjo duket në banesat në qafën e pazarit por edhe në Kalanë e Qytetit, e cila këtë vit mirëpret edhe Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, veprimtari shumë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare që zhvillohet në qytetin muze të Gjirokastrës, Pasuri botërore e njerëzimit, duke i rritur më tej vlerat e tij.
Në këtë kuadër, ndërhyrjet tona restauruese në qendra historike si Gjirokastra, Berati, Korça, Shkodra etj, por edhe në monumente kulture si kështjella, por edhe veprat e artit, si mozaikë, ikona etj synojnë parandalimin e dëmtimeve që vijnë si pasojë e moshës së tyre apo motit me qëllimin për ti bërë ato të vizitueshme e të prekshme nga të gjithë e për brezat e ardhshëm.
Eshtë folur shumë për trashëgiminë kulturore nënujore, çfarë ka bërë MTKRS për promovimin e zhvillimin e kësaj fushe?
Duke synuar në evidentimin e vlerave të pamohueshme që bart trashëgimia kulturore nënujore, vendit që zë ajo, si pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore dhe kulturës europiane, për krijimin e koncepteve të reja dhe sensibilizimin për ruajtjen, mbrojtjen, dhe promovimin e kësaj trashëgimie, vlerësimin e saj në hapësirat ujore shqiptare dhe kthimin e disa prej zonave në qendra të vizitueshme nënujore, MTKRS ka kaluar me sukses në parlamentin shqiptar Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore të UNESCO-s (Paris 2001). Kjo konventë, për here të parë i jep shtetit shqiptar mundësinë të promovojë e studiojë në mënyrë të integruar pasuritë kulturore nënujore duke rritur edhe më tej impaktin që kjo fushë ka te studiuesit dhe të interesuarit.
Këto arritje dhe projekte, por edhe shumë të tjera të prekura direkt dhe indirekt nga shumë prej nesh, produkt i punës së palodhur të dhjetëra e dhjetëra punonjësve nga Shkodra në Sarandë e nga Durrësi në Korçë, janë pjesë e pandarë e identitetit tonë kulturor. Qytetet tona në UNESCO, vendet arkeologjike idilike për studiuesit e vizitorët, muzetë e organizuar kujdesshëm, janë asete të vyera që nuk i përkasin vetëm një ministrie, përkundrazi të gjithëve ne. Vlerësimi për to le të jetë një vlerësim për kulturën individuale dhe atë kombëtare, sepse në fund të fundit arritjet, projektet e bashkëpunimet në këto vite të fundit po i japin frymëmarrjen e shumëdëshiruar monumenteve të kulturës dhe muzeve në Shqipëri, një proces i cili është i destinuar të vijojë me synim përmirësimin cilësor të tyre në funksion të turizmit kulturor.