E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvjetori i PD-së

Elbasan -Është përkujtuar sot në qytetin e Elbasanit 18-vjetori i themelimi të Partisë Demokratike. Në emër të Kryeministrit të Shqipërisë, një urim për 18 vjetorin e krijimit të PD, ka dhënë edhe Ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Sot, tha ai, kujtojmë peshën e misionit të një force politike, mbi supet e të cilës shpesh rëndoi vetë fati i demokracisë shqiptare, vetë kuptimi i pluralizmit politik apo parlamentar, por dhe i premtimeve të mbajtura gjatë 4 viteve të fundit, ku spikasin rritja e pagave jo vetëm për buxhetorët, por edhe për pensionistët dhe të gjitha shtresat në nevojë, zgjatja e rrugëve të reja, stimulimi i të rinjve për të studjuar dhe hapësirat e reja drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

"Forca jonë politike është forca e vetme në vend që gjatë mandateve të saj qeverisëse, por gjatë të gjithë ekzistencës së saj, ka punuar dhe po punon që Shqipëria të ndryshojë pamjen e saj, do moment dhe çdo minutë”, tha në fjalën e tij deputeti Aurel Bylykbashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›